Vuçiç niset për Bruksel: Nuk është e këndshme të shkosh kur e di që do bisedosh me shqiptarë

19 Korrik 2021, 10:22Rajoni TEMA

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është nisur drejt Brukselit, ku do të zhvillojë një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Vuçiç publikoi një foto në avion në rrjetet sociale, teksa shprehet se asnjëherë nuk është e këndshme të shkosh në Bruksel kur je duke biseduar me përfaqësues shqiptar.

“Kurrë nuk është e këndshme të udhëtosh ose të qëndrosh në Bruksel kur je duke biseduar me përfaqësues shqiptarë. Sidoqoftë, është e rëndësishme për Serbinë sepse duke vepruar kështu, ne po ndihmojmë njerëzit tanë, duke ruajtur paqen dhe stabilitetin, të cilat janë të një rëndësie thelbësore për përparimin ekonomik të të gjithë Serbisë. Në aeroplan, gjithmonë, ashtu si në ditët e studentëve, azhurnoj materialin dhe përgatitem për takime të vështira. Dorëzimi nuk është një opsion”, shkruan Vuçiç.

3 komente në “Vuçiç niset për Bruksel: Nuk është e këndshme të shkosh kur e di që do bisedosh me shqiptarë”

  1. Kozmo says:

    AS PER SHQIPETARET NUK ESHTE E LEHTE, KUR KANE TE BEJNE ME SERBE. MEGJITHESE VUCIC ESHTE BIRI I NJE SHQIPETARI, AI MBETET NJE SERB M….

    1. ce deshe says:

      Ne fakt as per ne shqiptaret nuk eshte e kendshme te bisedosh me shqiptare

  2. emigranti says:

    Eshte turp per Europen qe mbyll syte dhe mbeshtet nje racist te tille, aq me teper nje ish-minister dhe perkrahes te Miloshevicit.
    Eshte gabim i madh i Europes qe mbyll syte dhe detyron me presione te vazhdueshme Kosoven qe ti beje leshime Serbise dhe detyron palen kosovare ne bisedime te paracaktuara ku nuk behet fjale per detyrimin e Serbise per njohjen e krimeve te luftes qe duhet te jete pikenisja e bisedimeve.
    Duket se qellimi i ketyre bisedimeve eshte rehabilitimi i Serbise per ta bere ate sa me pare pjese te Europes.
    Europa kujton se duke e bere pjese te saj ate, do t’ja shkepuse Rusise, por ne fakt do kete nje kale troje rus ne te.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje