Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka shpërndarë një video në faqen e tij Facebook ku shihet Kryeministri Albin Kurti duke u ankuar për taksën që duhet paguar prej 5 euro.
Haradinaj krahas videos së shpërndarë ka shkruar se kur Kurti ka kundërshtuar ashpër këtë taksë ai ishte përkahë tij.
“Por ti nuk paske qenë i sinqertë, sepse ndryshe nuk kishe vendosur që shtresës së mesme të popullit, e për hesap të oligarkëve, me ia marrë edhe nga 5 euro nga xhepi. Edhe kjo “nalepnica jote” ka mundur të kushtojë 1 euro, por ti paske hesape të tjera”.
Tutje Haradinaj ka thënë se dikur vetëm ai e quante Kurtin mashtrues ndërkaq që tani numri i atyre që mendojnë njëjtë me të, që e cilësojnë Kurtin mashtrues është shumë i madh. “Zbrit në tokë o Kryeministër se Shteti nuk udhëhiqet me llafe, sado të bukura qofshin ato, por me punë! E ju çdo punë po e keni të ligë, siç e ligë është edhe kjo hajnia prej 5 eurosh!”, shkroi në fund Haradinaj.
Postimi i plotë:
Dikur e kundërshtoje ashpër taksën e Rrugës së Kombit dhe unë atëherë isha me ty! Por ti nuk paske qenë i sinqertë, sepse ndryshe nuk kishe vendosur që shtresës së mesme të popullit, e për hesap të oligarkëve, me ia marrë edhe nga 5 euro nga xhepi. Edhe kjo “nalepnica jote” ka mundur të kushtojë 1 euro, por ti paske hesape të tjera. Dikur veç unë të quaja mashtrues e tani numri atyre që të cilësojnë si mashtrues është tepër i madh! Zbrit në tokë o Kryeministër se Shteti nuk udhëhiqet me llafe, sado të bukura qofshin ato, por me punë! E ju çdo punë po e keni të ligë, siç e ligë është edhe kjo hajnia prej 5 eurosh.
Për me marrë copë pushteti te ky nuk kish kurfar parimesh u përfshi në qeverisje me LDK edhe se ka qenë jo vetëm i akuzuar për çdo të keqe por edhe i rrezikuar me jetë po gjatë zgjedhjeve ashtu as nji fjalë kunder VV por kunder Thaqit me ymyt se do ta bënte president VV por kur mori dy grushë dhe nji gishtë shife malokun çka flet