Nga Enver Robelli
Më 12 gusht 2020 revista «Vogue», ajo revista e famshme globale, botoi një shkrim të gjatë me titullin: Si u bë ky fustan aq i popullarizuar gjatë pandemisë?
Tani kujdes: bëhej fjalë për fustanin me dredhëza të kreatores kosovare Lirika Matoshi. Në opinionin kosovar shpërtheu entuziazmi: një kreatore kosovare e modës bëhej temë globale.
Pas pop-muzikës ku dominojnë Dua Lipa e Rita Ora, tani shihej edhe talenti i një kreatoreje të modës nga Kosova, pra i Lirika Matoshit. Tani sërish kujdes: Lirika Matoshi vendos që fustanin t’ia huazojë vajzës së kryeministrit për ta prezantuar në Festivalin e Filmit në Cannes.
Lexojeni mirë: t’ia huazojë! Sepse si dhuratë ishte refuzuar, sipas dëshmisë së kreatores Matoshi. Këtu pastaj fillon komedia, skandali dhe poshtërsia: del një pioniere e një partie pa asnjë votë dhe thotë: këqyrni, këqyrni, çika e kryeministrit me fustan 500 dollarë.
Dhe pastaj diga u thye dhe portalistët i kapën thikat në përpjekje për të bërë skandal diçka që nuk është skandal.
Askush nuk e verifikoi vërtetësinë e postimit të aktivistes së mllefosur. U shkel rregulli numër një i gazetarisë: verifikimi i lajmit.
Ka 24 orë që përtypet një rrenë. A e merr kush përgjegjësinë për këtë tmerr “medial”? Për këtë fake news? Harrojeni. Portalistët janë duke i vringëlluar thikat për t’i rënë në qafë viktimës së radhës.
Kështu po funksionin “gazetaria” në Kosovë në vitin 2021: dikush plason një rrenë, rrena pastaj distribuohet gratis nga “portalet”, inskenohet një fushatë, bëhet zhurmë, pastaj inskenohet skandali tjetër.
Kjo qeveri meriton të kritikohet e të vëzhgohet më ashpër se çdo qeveri tjetër, sepse ka premtuar se do të jetë qeveri TJETËR. Por jo me rrena me fustan dhe me përralla me tupan!
Ndoshta ishte i huazuar e ndoshta jo. Por edhe nese e ka blere ku eshte e keqja, te gjithe neper dasma e sidomos evente te tilla shpenzojne me shume sesa 200- 300 euro per nje fustan per te mos thene me shume(5-10 fish te kesaj shume ndonjehere). Nese eshte dicka qe duhet te reflektohet ka te beje me gjithe kulturen tone si shqiptare (dhe jo vetem shqiptaret por shkon me gjere se kaq) qe shpenzojme per t’u dukur. Ne kete rast behet fjale per krijimin e nje stilisteje nga Kosova dhe promovimin e nje filmi nga Kosova, nuk shoh asgje te keqe me promovimin e te dyjave, perkundrazi. Nuk jam simparizant i Albinit, ka shume gjera qe me bejne ta dyshoj si politikan dhe boll gjera ne politiken e tij qe meritojne kritike por jo kjo. Ky ndoshta eshte nder veprimet me patriotike qe ka bere se bashku me familjen, Promovimi i produkteve dhe krijuesve kosovare. Ku eshte e keqja ketu?!
Po mire, shoku Enver, ti thua se nuk eshte e vertete? Po vajza e ka fustanin veshur, te pakten kete qe shikojme se per te tjera si psh breket nuk i shohim, ndersa ti kerkon te na mbyllesh dhe syte? Nje çurudi e vertete! Nuk komentoj ato te tjerat qe eshte dhurate apo ja kane dhene me qira se aty duhet ndenjur kembekryq me kete njeri, por si duket dhe me ty. Po mos u merzit, ne e njohim Albinin se kush eshte dhe s’ka nevoje te besh ti “autopsine”.
O karragjoz! Çpune ka kryeministri me familje e fustane borxh te prezantoje filma me metrazh te shkurter ne Cannes?????
Kete siciljanon mafioz ramen,Albin Kurti do e pensionoje dhe pastaj amerikonet do e plain ne “llozhe” tek18-ta pasiqe nuk do iu duhet me..
Me keto kritika qe po i behen kryeministrit ton vetem sa po ja rrisin akoma me shum popullaritetin qe ka ne kosove ,kundershtaret politik dhe opozita spo kan as nuk po dijn me ju kunderven politikisht spo kan potencial me u mat me te ,dhw ja me qka merren
Vetem sa po e rriteni Kurtin
Opozita duhet me kritiku per program e jo per keto gjera
MJERE SHQIPTARIA QE I KA
Cfare mediash fantasgomarike kemi ne shqiptaret !?
Edhe mushken e bejne shtatezene!
Nuk mund te ndodhe ndryshe.
Jane baba- veshgjati i saj!
Media fantasgomarike…
Fustan Dredheza marre hua
E paguar me qera
Ato kashten e bejne tra
Ata mizen e bejne ka !
Rrenen e kane nene- baba
Nastradinin e kane vlla!
Mjere Shqiptaria qe i ka!
O Alban, po ty pse te ra bruzi, edhe mushka polli ne Librazhd kur ishte Sali Berisha mbret i Shqiperise, apo s’kishe lindur ti?
Ti Alban je nje injorant shume i ditur. Je aq i zgjuar sa di te besh dhe poezi.
Per ty Alban Dega nuk kane rendesi rregullat. Per ty nuk kane rendesi rregullat kunder korrupsioni qe funksionon ne tere boten. Per ty nuk ka rendesi qe ne perendim, eshte e sanksionuar me ligj qe udheheqesve te rrangut te Kurtit, u ndalohet marrja e dhurate nga te tjeret.
Ne perendim bile edhe kompanite sanksionojne me rregullat e tyre se si duhet te funksionije ky problem.
Sa per dijenine tende, nqs punon ne nje firme te caktuar, ata here-pas- here sanksionojne se cfare nuk duhet pranuar nga shoket e tu qe punojne brenda firmes apo sidomos me firmat qe kompania ka bashkepunon. Ti i mencuri Alban, mund te befasohesh sikur te degjosh se ti je i detyruar qe me miresjellje te refuzosh qofte dhe nje shishet vere…
Kaq per sot por te siguroj qe je nje injorant me urrejtje kunder te tjereve….ti je I korruptuar ne shpirt dhe per hir te Kurtit apo Sali Berishes, je gati te qi… ne by…
Si nuk ju vjen turp mereni me fustanet e nuk shikoni jetesen dhe shpenzimet maramendese te Hajradinajve, apo I bene duke shitur gjakun e vellaut te tyre.
E çfarë pastaj!!!! Edhe sikur ta ket marrë me qera, edhe sikur ta ket blerë, ku qendron problemi këtu? Si do vishej vajza, me kanatjere? Muhabet koti, po kot fare ama.