Helmimi masiv në Deçan, arrestohet një zyrtar

17 Korrik 2021, 12:18Rajoni TEMA

Policia e Kosovës ka arrestuar një zyrtar të Agjencisë të Pyjeve në Deçan, i cili dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.  Arrestimi i tij dyshohet se lidhet me rastin e helmimit të rreth 1 mijë e 500 qytetarëve në fshatrat e kësaj komune. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Po është ndaluar një zyrtar i AKP-së pranë MPMHI-së me seli në Deçan për keqpërdorim të detyrës zyrtare, përderisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare në cilësinë e pylltarit në laurën ‘Gryka e Deçanit. Hetimet janë duke u zhvilluar për të parë se a ka ky rast ndonjë lidhshmëri me çështjen e ujit në komunën e Deçanit”, ka thënë ai.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (ISHPK)  njoftoi se pas analizave të kryera janë identifikuar disa baktere që mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm.

1 komente në “Helmimi masiv në Deçan, arrestohet një zyrtar”

  1. Fatosi-kosove says:

    Shtet o shtet duhet te prodhohet nje irredentist e seperatist per ti qetsuar gjakrat para takimit te se henes mes vuqiqit e kurtit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje