Kurti 10 ditë jashtë Kosovës: Jemi bërë forcë ndërkombëtare në kinematografi

18 Korrik 2021, 14:27Rajoni TEMA

Kryeministri Albin Kurti ka komentuar pjesëmarrjen e tij bashkë me familjen në Festivalin e Filmit në Cannes të Francës.

Ai thotë se Kosova është bërë forcë ndërkombëtare në kinematografi.

“Kosova është bërë forcë ndërkombëtare në kinematografi. Nuk e takuam asnjë personalitet arti e kulture që nuk dinte për Kosovën. Samir Karahoda dhe Luàna Bajrami ishin krah për krah në Cannes me artistët më të shquar që erdhën këtu prej anekënd globit. Nga shumë mijëra filma ky Festival përzgjodhi rreth një dyzinë sosh për secilën kategori. Shumica dërrmuese e vendeve të botës nuk u kualifikuan. E Kosova kishte dy filma që u shfaqën dhe garuan. Rëndësia e artit dhe vlerat tona po bëhen bashkë për vetëdijen dhe shqisat e miliona shikuesve të huaj dhe mijëra artistëve të famshëm”, shkruan Kurti në Facebook.

Ai bën të ditur se gjatë vizitës së tij dyditore atje është takuar me ministren franceze të Kulturës si dhe personalitete të botës së artit.

“Në kuadër të vizitës dyditore në Cannes takova Jerome Paillard, drejtorin e Marche dú Film të Kanës, tregut më të madh të filmit në botë; Stefan Laudyn, Drejtorin e Festivalit Ndërkombëtar të Varshavës; Nikolaj Nikitin, drejtorin e SOFA – shkolla për avancimin e filmit; Katriel Schorry, nga Fondi i Filmit të Izraelit, dhe Helge Albers, nga Fondi i Filmit të Hamburgut. I falenderova për mbështetjen e filmit dhe artistëve nga Kosova si dhe diskutuam për mundësitë e shtimit të bashkëpunimit. Po ashtu takova edhe Ministren Franceze të Kulturës, znj. Roselyne Bachelot, me të cilën biseduam për avansimin e prodhimit të përbashkët të filmave, si dhe kryebashkiakun e Cannes, z. David Lisnard. E në fund, ishte kënaqësi të takoj Kryetarin e Jurisë sivjet, regjisorin Spike Lee, si dhe regjisorin italian Paolo Sorentino”, deklaroi Kurti.

Kryeministri i vendit thekson se Qeveria që e udhëheq do të jetë pranë artistëve tanë dhe do t’i përkrah ata si asnjëherë më parë.

6 komente në “Kurti 10 ditë jashtë Kosovës: Jemi bërë forcë ndërkombëtare në kinematografi”

  1. ditar says:

    Albin kafsha, plere Kosovare e ndyre….

    1. vang says:

      po ti cpate o kosovar

  2. Fatosi-kosove says:

    Po halil budakoven a e takove gjekundi o albin kurti, me filmin e tij te famshem ” na hin shkijet pasha zotin” e me bilete 100€, kurse ne foto siq duket paska dalur me babain e dhandrrit te kosoves,burrin e mender deputetes qe po e nxan gjumi ne kuvend,a ndoshta ka qene duke ber film me te cilin albin kurti ka perfaqesuar kosoven, vone me kapi antena….

  3. Lex1 says:

    Turp! Cfare niveli?!? Ky o eshte bole o ben vete!

    Kinemaja e kosoves por dhe e Shqipërisë, veç vjedhjeve të Ben Zhark Nderkombetarit dhe Makri Internacijonalit, po shkon keq e me keq.

    Pas Ben Zharqit, Makri Nderkombetarit, Ermal Mamaqit, Elvanes se Bolit Vrases, Albin Kurtit, Ences, Stresit, Noizyt, ne Cannes tashme mungojne Hashimi, Rahmushi, Lyl Basha, Mona Silikoni dhe Like Xhiku me Salehun.
    Patjeter qe puna per perfaqesimin ne edicionin tjeter ka filluar qe tani. Kerkesa e pare sapo ka mberrit nga Ismut Mustafa!

  4. Lex1 says:

    Turp! Cfare niveli?!? Ky o eshte bole o ben vete!

    Kinemaja e kosoves por dhe e Shqipërisë, veç vjedhjeve të Ben Zhark “Nderkombetarit” dhe Makri Kanadez “Internacijonalit”, po shkon keq e me keq.

    Pas Zharqit, Makrit, Ermal Mamaqit, Elvanes se Bolit Vrases, Albin Kurtit, Ences, Stresit, Noizyt, ne Cannes tashme mungojne Hashimi, Rahmushi, Lyl Basha, Mona Silikoni dhe Like Xhiku me Salehun.
    Patjeter qe puna per perfaqesimin ne edicionin tjeter ka filluar qe tani. Kerkesa e pare sapo ka mberrit nga Ismut Mustafa!

  5. Ky po ja kalon Sharlatanit basha ne Shqiperi !
    Ptu fare e ndyre ,qe sdo me dit per cfar eshte ne krye te shtetit por ngeli duke derdellise medieve
    ky kokrra e shkerdhates

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje