Dialogu Kosovë-Serbi, Vuçiç dhe Kurti në takimin e dytë në Bruksel

18 Korrik 2021, 18:32Rajoni TEMA

Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç rikthehen në tryezën e bisedimeve, këtë të hënë në Bruksel, në takimin e dytë mes tyre, pas atij të 15 qershorit, ku përtej ndasive, u shprehën të gatshëm për vazhdimin e bisedimeve.

Por njohësit e procesit të dialogut të nisur në Bruksel 10 vite më pare mes Kosovës dhe Serbisë, nuk kanë pritshmëri as për këtë takim të dytë.

Besnik Vasolli thotë se e konsideron këtë takim, të ngjashëm me atë të 15 qershorit. Të njëjtin mendim ndanë dhe Emir Abrashi nga “Demokracia plus”. Ndërsa me optimizëm vjen opinioni i Violeta Haxholli nga Instituti Demokratik I Kosovës.

Në takimin e 15 qershorit, Kurti dhe Vuçiç u ulën në bisedime, secili me propozimet e tij, për të cilat asnjë prej palëve nuk u pajtua. Gjatë kësaj periudhë janë zhvilluar bisedime mes dy delegacioneve, në nivel ekspertësh por palët janë ende larg në qendrime.

1 komente në “Dialogu Kosovë-Serbi, Vuçiç dhe Kurti në takimin e dytë në Bruksel”

  1. Perseri une. says:

    Situata nuk eshte e pershtatshme. Ne pamje te jashtme Kosova po ballafaqohet me nje helmim masiv te popullates. Per fatin e keq te Kosoves, Kurti ne kete kohe emergjence, nuk ka qene fare ne Kosove. Situaten e rendon vecanerisht dyshimi se ky helmim eshte veper e agjentures serbe. Kjo na kujton te njejtat histori te kohes se Millosheviqit…
    Kosova eshte e cliruar dhe Kurti eshte Kryeminister. Ky eshte nje dallim i math me kohen e Milloshevicit, kur Kosoves ju hoqen gjithe atributet e “elementit kushtetues te Federates” dhe askush nuk mund te mbronte Kosoven, pervec popullit te zakonshem qe mbushi rruget…
    Sot qe Kosova ka qeverine e vet, Kurti nuk u morr fare me “helmimin masiv”. Ai si Mao Ce Duni ka qene ne rolin e “radio dhenesit” dhe ka derdellisur studenteve te Greqise per demokracine…Ai gjate ketyre diteve, po te ishte ai qe duhej te ishte, duhej te ishte prane popullit te Kosoves. Takimi i dates 19 eshte arsyeja e dyte qe ai duhej te ishte ne Kosove dhe te konsultohej se si te sillet ne takim me Vuciqin.
    Eshte pak e dyshimte qe helmimi ne Kosove dhe takimi i Kurtit me Vuciqin te kene ndodhur ne te njejten kohe. Duket sikur helmimi eshte bere kastile per takimin. Ai eshte bere qe te prishet ambjenti i bisedimeve per ta kethyerkete ambjent ne nje ambjent te grindjeve dhe mosmarreveshjeve. Grindjet midis Albint dhe Vuciqit jane bere tashme nje skenar i merziteshem. Eshte krijuar pershtypja se Albini dhe Vuciqi jane marre vesh me kohe qe “asnjehere te merren vesh”.
    Fakti qe Albini ka ndenjur larg Kosoves, flet per ate qe ai e di se cdo. Ai nuk ka nevoje per keshillat e te tjereve. Ai mjafton qe eshte marre vesh me Vuciqin qe “asnjehere te merren vesh”. Ne ket kontekst duket sikur helmimi eshte skenar i UDBES qe te ndihmohet pikerisht platforma e mosmarrjes vesh midis Albinit dhe Vuciqit.
    Sidoqofte ky takim do jete prape nje takim spektakolar hipokrit ku kundershtaret do “peshyjne” njeri tjetrin per te arritur ate qe duan….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje