Autoritetet shëndetësore në Kosovë njoftuan të dielën se janë regjistruar shtatë raste të reja me koronavirus, ndërsa nuk ëshhtë shënuar asnjë viktimë.
Raste aktive janë 103.
“Nga 2.202 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 2 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.536. Në total numri i rasteve aktive është 103”, ka njoftuar MSH-ja.