Dialogu Kosovë-Serbi: Lajçak takon të ndarë, Kurtin dhe Vuçiç

19 Korrik 2021, 13:26Rajoni TEMA

Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak para takimit të përbashkët mes dy lifderve ka takuar në mënyrë të ndarë kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Në një postim në Twitter, Lajçak tregoi se ka mbajtur takime të ndara me Kurtin dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

“Këtë mëngjes kam mbajtur takime të ndara me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për t’u përgatitur për takimin e nivelit të lartë të dialogut këtë pasdite”, ka shkruar Lajçak.

Negociatat në Bruksel janë planifikuar të fillojnë në orën 2 pasdite, me takime bilaterale midis dy palëve me ndërmjetësuesit e BE-së

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje