Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas takimit të zhvilluar në Bruksel mes pasardhësit të tij në detyrë, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.
Haradinaj thotë u zhvillua edhe një tjetër takim i padobishëm ndërsa ngul këmbë për përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në tryezën e dialogut, ndryshe sipas tij, Kosova do të humbasë shumë:
“Edhe një takim koti i dialogut Kosovë-Serbi. Kryeministri i Kosovës ka vendosur që të mos bëjë asgjë në këtë proces.
Ai nuk po don me e kuptu se pa përfshirjen e SHBA, dialogu është i vdekur. Ai nuk po don me e kuptu se me Borelin e Lajçakun është në qorrsokak.
Sa më larg të shtyhet përfshirja e një emisari amerikan në dialog, dëmi do të jetë më i madh, edhe për Kosovën edhe për Kryeministrin!
Po të ishte Amerika në dialog, tashmë do të ishim në prag të marrëveshjes përfundimtare!
A ka njeri që mund t’ia shpjegojë këtë Albin Kurtit!?”
Amerikon dhe filosunit !?
Impossible….
Po ti dhe bandillët e tu që janë në “pushime” në hagë, tok me djallin e LDK’ës që për çudi nuk vajti “n’pushime” edhe pse ishte dora e djathtë e tyre, pse nuk bët aleancë me SHBA’në dhe nuk e zgjodhët nyjen politike me pushtuesin sllav!?
Ti dhe ata të grupit teatror “PSD” që me lekun tënd dhe të ca qarqeve tjera u paguan ta dëmtojn VV’ën e keni fatin e njëjtë me frutat e prishura – n’kazan.
Millosh,
Me respekt per ata qe jane ne Hage!
Hashimi ishte ne aleance me Ameriken dhe nepermjet “shkembimit te territoreve”, do e kish arritur marreveshjen. Ishte Merkel qe nuk e donte kete zgjidhje dhe historia dihet…
Kjo qe po ben Kurti eshte nje komedi. Ai vetem sa bene estrade “tragjike” me Vuciqin. Merret me te shkuaren sikur ben leksione historie, ne vend te merret me te tashmen si nje burre shteti dhe dipllomat qe kerkon koha. Albini krekoset si gjel kacapurc dhe Vuciqi hiqet sikur i ka mbetur qejfi.
Ne thelb te dy luajne te njejten loje qe quhet sabotim i bisedimeve.
Per fatkeqesine tone, ne Kosove nuk kuptohet se kjo loje i sherben Serbise, per te na e hedhur ne fajin dhe keshtu ajo realizon strategjine e saj qe ta mbaje kete problem si “problem te ngrire”, deri sa Evropa “te lodhet”.
Serbi enderon qe problemi te kaloje ne Keshilin e Sigurimit….serbi enderon qe cdo gje ta filloje nga e para me mbeshtetjen e Rusise dhe Kines…
Pra i dashur Millosh, duke menduar qe ti je shqiptar dhe emrin ta kane vene me origjine serbe, thjeshte per perfitime… te lutem keshillojne Albinin te mos japi leksione por te punoje per arritjen e qellimit qe eshte qellimi amerikan:Njohja Reciproke….
Me nderime modeste.