Nga Enver Robelli
Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq shkon për vizitë në Amerikë.
Por nuk do të ketë asnjë takim me asnjë zyrtar amerikan të nivelit të lartë, asnjë senator, asnjë anëtar të ekzekutivit.
Kur pala serbe dhe ajo kosovare më 4 shtator 2020 nënshkruan në Washington atë letrën e Grenellit dhe Trumpit për t’i dhënë fund “konfliktit 400 a 500 vjeçar mes disa myslimanëve dhe të krishterëve”, krerëve të delegacioneve të Serbisë dhe Kosovës iu dorëzua solemnisht “Çelësi i Shtëpisë së Bardhë”.
Tash Ana B. shkon në Amerikë, por çelësi s’po kryen punë.
Në Shtëpinë e Bardhë tash tjetërkush është zot shtëpie.
Mediat serioze serbe kanë bërë një krahasim: më i lartë është niveli i pritjes së gjeneralit kosovar Rrahman Rama në Amerikë se i Ana B. Jebiga!
Kur Joe Bideni ishte për vizitë në Beograd, më 2016, pati dalë në pazar dhe i bleu një palë opinga serbe.
Kur deshi të paguajë, ndërhyri Vuçiqi: “Jo, jo, unë paguaj”.
As opingat për Bidenin, as çelësi i Trumpit s’po bëjnë aq punë.
Pse? Sepse retorika e bandës së Vuçiqit i është kthyer viteve 90-të.
E duan një “srpski svet” (botë serbe) me Vuçiqin president.
Ku e morën inspirimin? Natyrisht në Rusi: edhe Kremlini propagandon idenë e “ruski mir” (bota ruse).
O debil konflikti midis Serbeve dhe Shqiptareve nuk eshte konflikt midis myslymaneve dhe te krieshtereve.
Serbet e Stefan Dushanit detyruan me ligj e torturuan gjithe veriun katolik Shiptar deri ne Nish qe te konvertohej ne ortodoks.
Nga vitet 1200 deri 1350 shqiptaret e veriut u terrorrizuan prej fanatikeve fetar serb.
Lufta Shqiptaro-Serbe ka mbi 1mije vjet qekur serbet zaptuan trojet Shqiptare me dhune.
Konflikti 400-500 vjeçar….
Është shkruar në thonjza
Taulant-shume drejt e ke thene. Shto ketu edhe sabotimin qe i bene serbet bashkimit te ushtrise se Skenderbeut me Huniadin qe me siguri i nderroi drejtimin fatit te luftes me osmanet dhe ne nje fare menyre shenoi edhe fatin e vendit tone, qe lengoi per mese 500 vjet nen perandorine osmane. Fqinjeve tane kurre nuk i ka ardhur ndonje e keqe nga shqiptaret, ndersa ne vec sherrin ja kemi pare si serbeve, ashtu edhe neo-grekeve.
Robell,
“Mir” në rusisht përkthehet “paqe” në shqip…
“Mir” në rusisht do të thotë paqe, por edhe botë.
Fiks si thot Taulanti eshte.
Taulant:Atonuk jane fjalet e Robellit sepseai e njeh historine,por te Trumfit,.