Analisti Mentor Nazarko i ftuar në një lidhje live për rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka folur për takimin e fundit Kurti-Vuçiç dhe perspektivën e dialogut Kosovë-Serbi.
Nazarko shprehet se është shumë vështirë që një marrëveshje të arrihet brenda këtij viti teksa theksoi se Kurti pavarësisht propozimeve konstruktive, refuzohej nga pala tjetër çfarë tregon se Kosovë dhe Serbia janë shumë larg në qëndrimet e tyre për dialogun.
“Është qartë dhe analiza e kolegut Nurellari dje ishte shteruese. Të dy palët gjenden përballë zhvillimeve elektorale të brendshme, kur ka zgjedhje faktorët në Ballkan nuk janë konstruktivë apo koperativë. Kurti u shfaq me propozimin e tij që ishte një variant i një marrëveshjeje paqeje dhe normalisht edhe me ofertën që Serbia ka bërë 3 gjenocide.
Qasja e Kurtit ishte një qasje që linte të kuptohej disa po themi, disa nëntekste, mund të quhet qasje eklektike. Kurti me propozimin e asaj marrëveshje mori atributet e palës ndërmjetësuese. Më pas bën atë dipomacinë derisa arrihet në tekst unik. Kurti dogji gjithë etapat, mund ti ngjarjë formës së një marrëveshje përfundimtare eventuale. E ka bërë për të treguar perspektivën apo çfarë pret ai nga një marrëveshje përfundimtare. Qasje e tij eklektike me mesazhe të përziera donte të influenconte elektoratin e vet me dorëzimin e librave, që flasin për gjenocide. Gjithashtu Kurti u përpoq të tregojë njëherësh edhe se historia e dialogut fillon me të, ose fillon histori e re. Pra kjo ishte qasja e Kosovës në këtë dialog. Ai refuzohej, propozimi i ndërmjetësit Borrellit. Një marrëveshje për qasje konstruktive nga të dyja palët, shmangien e akteve që do e bënin dialogun më të vështirë. Gjuha e ashpër, takimet e negociatorëve teknikë. Palët janë shumë larg nga njëra-tjetra. Asnjë nga propozimet e Kurtit, sado konstruktive nuk u pranuan nga pala tjetër. Tregon që ashtu siç thashë zgjedhjet lokale në Kosovë në tetor, apo ato të Serbisë presidenciale në pranverë e bëjnë të vështirë të arrihet marrëveshje brenda këtij viti. Situata në terren është më e keqja e mundshme, veriu mbetet një vrimë e zezë, nuk zbatohet ligji i Kosovës, por i Serbisë. Është qëllimisht vrimë e zezë për kontrabandë, të naftës apo të tjera. Më e dëmshmja është që në jug të Serbisë ku jetojnë mijëra shqiptarë po vijon spastrimi me masa administrative. Kurti e kishte në propozimin me 6 pika. E mbyll me këtë, titulli që kishte vendosur Sonja Biserko, titulli në raport ishte që shqiptarët e Serbisë janë peng i dialogut Kosovë-Serbi”, tha Nazarko.
Deklaratat Erdogan-Vuçiç për njohjen e Kosovës dhe roli i Greqisë
NAZARKO: Po e nisim nga fundi. Ka një aktivizëm të diplomacisë greke, vizitat e Dendias, takimi i Kurtit me Mitsotakis, takimi i Kurtit me Tsipras apo pjesëmarrja në simpoziumin e Papandreut. Ka shenja të mira, edhe Dendias e ka bërë të qartë, e ka shqyrtuar të paktën duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve grekë. Mirëpo, unë i mbahem pikëpamjes që Greqia që është bërë kaq aktive, e para është mundësia për një rol qëndror të Greqisë në shpërndarjen e gazit të lëngshëm me SHBA, është e interesuar për treg.
Greqia e vuan ndikimin turk në Ballkan. Duke parë që Sebria është afër Turqisë atëhere Greqia me të drejtë bën veprime që e afrojnë me Kosovën, shtet mysliman që ka rëndësi për kompanitë e mesme dhe të vogla greke. Greqia ka dhënë shenja, por Greqia nuk do të hedhë përpara nuk do ta njohë Kosovën para vendeve të tjera të BE. Asnjë vend i BE s’ka për ta njohur Kosovën para përmbylljes së dialogut. Njohjet janë perspektivë teorike apo taktike. Greqia s’ka interes, duke mos e njohur përfiton nga Kosova që i lutet për ta njohur dhe nga Serbia për të mos e njohur. E njëjta gjë vlen edhe për Qipron, Spanjën e Sllovakinë. Shumë i veçantë avancimi turk. Turqia ka thënë se do të bashkëpunojë për të shtuar njohjet e Kosovës. Nuk e di nëse kjo shtë lëvizje taktike, por probabilisht po. Fuqitë e mëdha, SHBA janë të interesuara për të mbyllur shpejt dialogut. Nëse mbyllet, s’kanë peshë njohjet. Më pas vin anëtarësimi i Kosovës në OKB, edhe Rusia më pas, Kina e pranojnë Kosovën. Njohjet e veçanta s’kanë rëndësi. Megjithë këto zhvillime, qoftë avancimi turk, loja e Greqisë e forcojnë pozitën e Kosovës, e frikësojnë Serbinë. Ashtu siç mund të ketë një zhvillim të tillë, Vuçiçi që ështëi njohur për skenarë, duke dashur që ta bëjë sa më dramatike apo heroike firmosjen e një marrëveshje, Turqia punon për njohjen e Kosovës, Greqia do të njohë, do të kërkojë të bindë opinionin e tij që njohja e Kosovës është e pashmangshme. Vuçiç është lojtar i pranishëm në politikën rajonale dhe globale. Do të krijojë idenë që njohja është e pashmangshme.
Për ta mbyllur, ajo çfarë tregoi raundi i fundit, distanca që palët demonstruan mund të hapë rrugë e një ngjarje apo skenari që mund të ishte zhvillimi i procedurës së dialogut në ndonjë kazermë të BE dhe SHBA. Perëndimorët janë shumë të mërzitur nga mënyra si palët po bëjnë dialog. Shpresoj që Kurti me këtë qasje të re të ketë mbështetjen e perëndimorëve. Nëse ai në këtë zhvillim nuk ka mbështetje e konsultim perëndimor, qoftë grup konsulentësh ndërkombëtar, atëhere qasja e Kosovës nuk prodhon asgjë pozitive, por thjesht ka ardhur një figurë e re dhe duhet folur ndryshe. Ka autoritet të brendshëm, por zhvillimet e jashtme të Kosovës i përdor për interesat e brendshme. Nuk është konstruktiv me ndërkombëtarët.
Do të doja të thoja në 30 sekonda se çfarë duhet të bëjë Shqipëria me Kosovën dhe Kurti. Kurti duhet të konsultohet me një kompani konsulte amerikane.
Duhet dhe një konferencë, Rama me Kurtin i duhet një gjuhë e përbashkët për dialogun.
Do ti zgjidhi problemet idjoti Albin Kurti….. Keni dhe lopen Osmani…. Qeveria e sotme e Kosoves eshte si FERMA E KAFSHEVE….
Hra e pare qe ju z. Nazarko keni flour gjate dhe nuk keni hene asgje. Skrimi yt jo vetem eshte kontraditor, por nuk ka dhe llogjike.
Per cfare propozimesh konstruktive te Kurtit, flisni ju z. Nazarko kur ai ben “histori” dhe provokon Vuciqin? Cjane keto propozime te Kurtit qe nuk kane lidhje me bisedimet? Kurti bisedimet konsideron ashtu sic thoni edhe ju “fillimin” e bisedimeve, meqe ai eshte Kurti dhe jo Murti….Ai nuk merr parasysh sgje qe eshte arritur por e fillon cdo gje nga zero. Eshte arritur marreveshja qe Asociacioni ikomunave serbe duhet te behet. Ai nuk duhet te behet sipas supozimeve te Kurtit, por sipas platformes qe eshte miratuar dhe me verejtjet e Gjykates Kushtetuese te Kosoves. Pra asociacioni nuk duhet te kete elemente ekzekutive, por vetem te “pavaresise locale” sipas konventave evropiane te pushtetit local. Kurti ne vend qe te vazhdoje kete teme dhe te kerkoje qe edhe Serbia te beje te njejten gje per shqiptaret e Kosoves, flet per “fantazite” e tij qe asociacioni nuk duhet te jete njeetnik. Kush ja kerkon atij kete gje”? kjo eshte thjeshte nje fantazi e tij per tju shmangur pergjegjesise, ose per te sabotuar bisedimet, ne bashkepunim me Vuciqin.
Per cfare pranimi nga ana e Rusise dhe Kines te Kosoves ne OKB flisni ju z. Nazarko? Me kete pohim tuajin, ju tregoheni shume naiv. Pjemarrja e Kines dhe Rusise ne bisedime, eshte plani strategjik i Serbise qe te eliminoje Ameriken dhe Evropen qe jane promotoret e bisedimeve. A e upton z. Nazarko se Serbia vazhdimisht saboton bisedimet qe ta kaloje problemin pikerisht ne nje Knference nderkombetare???
Problemi eshte shume i thjeshte. O sot o kurre!Zvarritja nuk i kovenon Kosoves. Me kete politike qe ndjek Albini,jo Brenda vitit por ne nuk do shohim marreveshje sa te jete ai ne pushtet. Ai ne praktike thjeshte ben punen e Vuciqit dhe te Rusise per “ta ngrire” problemin. Ndryshimi i qendrimeve te tij here pas here, veprimi me koken e vet, perdorimi i fjaleve te “medha patriotike” pa kuptim ne bisedime etj, etj, tregojne se ai nuk luan per te miren e Kosoves. Ai luan lojen qe eshte i detyruar te luaje.
Vuciqi ben sikur merzitet nga fjalet ‘bombastike” te Kurtit, por mbas kraheve ferkon barkun,sepse Kurti po ben pikerisht ate qe kerkon Vuciqi:Sabotimin e Marreveshjes, nen udheheqjen e Amerikes dhe Evropes….