Misteri i vdekjes së shqiptarit në Itali, fëmijët po e prisnin të kthehej sot për pushime: Do niseshin drejt Shqipërisë

24 Korrik 2021, 20:20Kronika TEMA

Mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja për vdekjen e 38-vjeçarit shqiptar që u gjet i pajetë në orët e para të ditës së sotme në Ferrara. Mikel Gjini, baba i dy fëmijëve punonte si murator në Itali prej disa vitesh, ndërsa u gjet pa shenja jete përpara apartamentit ku jetonte.

Dyshimet e para ishin se shqiptari është goditur me thikë, por kjo tezë u përjashtua nga hetuesit, ndërsa tashmë pistat ku po hetohet është rënia aksidentale nga ballkoni ose goditja nga ndonjë makinë. Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë motra dhe kushëriri, me të cilin punonte.

Ata thanë për hetuesit se 38-vjeçari po shkonte në shtëpi për të përgatitur bagazhet pasi sot kishte planifikuar që të nisej për në Shqipëri për të kaluar pushimet me familjen.

1 komente në “Misteri i vdekjes së shqiptarit në Itali, fëmijët po e prisnin të kthehej sot për pushime: Do niseshin drejt Shqipërisë”

  1. lexuesi says:

    JENI TE PAPARE ORE GAZETARUC TE PA LEXUEAR DHE TE PADITUR!MUND TE JETE GODITUR ME THIKE,MUND TE KETE RENE NGA BALLKONI OSE MUND TE JETE QELLUAR NGA NDONJE MAKINE!VARIANTE ME IDOTE BESOJ SE NUK KA !SA TURP PER KETE NIVEL KU EDHE M.BAZE PARA DISA DITESH E NENVIZOI KETE PROBLEM KU KA GAZETARE THEKSOI AI QE NUK DINE TE SHKRUAJN OSE JANE TE PALEXUAR POR QE BEJNE PUNEN E LAJMSIT DHE QUHEN GAZETARE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje