Mund të jetë kapiteni i Atalantës, flet Berat Gjimshiti: E vendos trajneri! Dua të luaj me Bayern Munchen

24 Korrik 2021, 17:00Sport TEMA

Berat Gjimshiti shkëlqeu edhe në sezonin që lamë pas tek Atalanta. Mbrojtësi i Kombëtares tregoi formën mbreslënëse edhe te Kombëtarja, për të qenë siguria e prapavijës së Shqipërisë.

Sezoni i ardhshëm në Seria A mund ta gjejë si kapiten me ekipin nga Bergamo.

Për shkakun e mungesës së Freuler, Toloi dhe De Roon, futbollisti shqiptar mund të kryesojë skuadrën e drejtuar nga Gasperini në fushën e lojës ndaj Torinos.

“Këtë do ta vendosi trajneri. Por të gjithë lojtarët që hyjn në fushë marrin përsipër përgjegjësinë për të dhënë më të mirën. Seria A ka lojtarë shumë të fortë, sulmues shumë të mirë. Lukaku është padyshim më i lodhshmi për t’u markuar.

Nëse do të zgjidha një rival në “Champion League” do të ishte Bayern Munchen. Kam qenë tifoz i tyre që kur isha fëmijë dhe do më pëlqente që të luaja kundër këtij ekipi”, tha Gjimshiti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje