Princi Harry arrin marrëveshjen fitimprurëse, 29 milion paund për katër libra

24 Korrik 2021, 17:06Bota TEMA

Princ Harry ka arritur një marrëveshje fitimprurëse me’Penguin Random House’ për të botuar katër libra, ku shkrimi i dytë do të botohet vetëm pasi Mbretëresha të ndahet nga jeta.

Mediat e huaja raportojnë se kontrata me ‘Penguin Random House’  arrin shifrën prej 29 milion paund.

Duka i Sussex , do të shkruajë katër librat biografikë. Në bazë të marrëveshjes parashikohet që libri i parë të botohet pas festimit të ‘Jubileut’ të Mbretëreshës dhe libri i dytë pas vdekjes së saj.

Gjithashtu bashkëshortja e Harry-t, Meghan do të shkruajë një udhëzues ‘Wellness’ si pjesë e kontratës me ‘Penguin Random House’, por autori i librit të katërt është ende i panjohur.

Familja mbretërore po merret ende me pasojat e rrëfimeve të librit të parë, ku Harry ka bërë një varg akuzash për të afërmit e tij më të ngushtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje