SHËNIM: Armando Duka “fshin” jugun nga harta e futbollit

24 Korrik 2021, 17:59Sport TEMA

Shoqata Rajonale e Futbollit Gjirokastër vazhdon të jetë“fantazëm” duke lënë në harresë gjithë jugun e Shqipërisë.

FSHF vazhdon të drejtohet në mënyrë bajraktare dhe jotransparente.

Të gjithë kujtojnë Asamblenë e fundit zgjedhore të FSHFsë, ku shumë prej shoqatave rajonaleishin fiktive, të parregjistruara në gjykatë, pa asnjë veprimtari, pa anëtarë, pa statut, por me një funksion të qartë dhe të përcaktuar: Të votojnëditën e zgjedhjeve presidentin Duka.

Ndonëse kjo ishte e parregullt, në vendin tonë çuditë zgjasin shumë pak dhe në vitin 2018 u siguruan edhe 4 vite të tjera për Duken në krye të FSHF-së.

Pas verifikimit, madje edhe nga gjykata rezultuan se janë 12 shoqata të tilla, por pas disa seancave gjyqësore dhe ndrrimit tëdisa gjyqtarëve, zgjedhjet u çertifikuan.

Tani jemi në vitin 2021 dhe vetëm pak muaj larg Asamblesë së radhës zgjedhore. Normalisht “masat” janë marë që këtë radhë mos të ketë shoqata“fantazëm” futbolli, sepse në disa rajone tashmë nuk janë fiktiveshoqatat por janë zgjedhjet që kryen në to.

Megjithatë ka edheraste si ai i Shoqates Rajonale të Futbollit, Gjirokastër që as nukka anëtarë, as nuk ka përfaqsues, as nuk ka bërë zgjedhje dhethjesht është caktuar një njeri që do të jetë prezent vetëm ditën e votimit.

Kjo shoqatë që përmbledh rajonin e jugut, ku hyn Tepelena, Memaliaj, Saranda apo Delvina jo vetëm që personin që kanë caktuar ti përfaqsojë nuk e njeh njeri në këtë rajon, portashmë nuk kanë as zë dhe as figurë të kërkojnë qoftë edhegjërat më minimale të zhvillimit të futbollit në këto zona dhefunksionojnë në bazë të njohjeve personale të trajnerëve me zyrtarët e FSHF-së.

Edhe në Asamblenë e fundit tëjashtëzakonshme statutore, ndonëse Komisioni i Verifikimit, qëinformoi pjesëmarrësit se në këtë asamble nga 60 anëtarë ishinprezentë 59 delegatë te klubeve e shoqatave anëtare te FSHF, nuk u provua kurrë gjatë Asamblesë të kishte 59 delegatë, madjenë momentin më të mirë ishin 57.

Kjo natyrisht kaloi me konstatimin e presidentit Duka kundrejt sekretarit Shulku: “Ilir, si pak mu dukën. Pjesmarrja nuk është normale”, por edhe kjoçudi zgjati pak.

Nëse shkon në zonën e jugut të Shqipërisë, lëvizja futbollistike është kaotike dhe nuk di askush të thotë se ku i ka zyrat Shoqata rajonale e futbollit në Gjirokastër, kush e drejton, kur janë bërë zgjedhjet e fundit të kësaj shoqate…

Një gjë është e sigurtë; një javë para zgjedhjeve do të shfaqet një“talent” që votën e ka kuptimplotë, sepse do të votoj për presidentin e vetëm në gjithë Evropën, që kërkon mandatin e 6-të, për të vazhduar 24 vjet në drejtimin e futbollit

3 komente në “SHËNIM: Armando Duka “fshin” jugun nga harta e futbollit”

  1. Tedi says:

    armand duka eshte kapo hajduti dhe kapo maskarai i “votuar” ne Shqiperi dhe duhet te shkoje ne bangen e te akuzuarve.

    1. aaaaa says:

      Nuk eshte se Duka eshte kunder jugut,se ai eshte me origjine nga Tepelena mbasi i jati, person i respektuar dhe i nderuar, ka ardhur ne vitet 50 ne Shijak si agronom.Problemi eshte te sponsoret e klubeve te futbollit.Kerkesat qe ka parashtruar UEFA e bejne te veshtire menaxhimin e futbollit sot ne Shqiperi pa patur shume te medhe ose aktivitete shume fitimprurese bisnesi.Megjithate Beratit i takonte te hynte para Krujes ne Superiore,kishte skuader te mire,por mbi te gjitha Berati ka nje nga stadiumet me te mira ne Shqiperi.Vari teneqet ,,pune parash…

  2. vjeshta says:

    Duka është maskara,por jugu vetëm çoban dhish dinë me ba!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje