VIDEO: Kryevepër nga Ernest Muçi! Sulmuesi shqiptar i magjeps të gjithë me supergolin

24 Korrik 2021, 21:05Sport TEMA

Ernest Muçi e ka nisur me këmbën e mbarë këtë edicion në futbollin polak, pasi ka gjetur që në ndeshjen e parë të kampionatit rrugën e rrjetës me skuadrën e Legias.

Sulmuesi, i aktivizuar sot titullar në ndeshjen kundër Visla Plok, ka shpërblyer besimin e trajnerit me një gol spektakolar në minutën e 28 të takimit.

Pasi mori topin në krahun e majtë, ai lëshoi një predhë të pakapshme nga 25 metra duke dërguar sferën në trekëndësh për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij e për të bërë të festonin tifozët e skuadrës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje