Rritja e rasteve me COVID, mjeku Kraja: Virusi nuk e ka ulur agresivitetin, vaksinohuni

29 Korrik 2021, 12:14Politika TEMA

Tashmë prej disa ditësh në vendin tonë ka një rritje të lehtë të infektimeve me Covid. Mjeku Dhimitër Kraja me anë të një video të shpërndarë nga Ministrja Ogerta Manastirliu ka dhënë një mesazh pqr qytetarët duke thënë se duhet të vaksinohen.

“Meqë ndodhemi në një moment të ri te rrjedhës së pandemisë së COVID-19 në vendin tonë, mendojmë se është e arsyeshme të vëmë në ndukje disa dukuri që janë të rëndësishme për një sensibilizim për situatën që po kalojmë. Prej disa ditësh, në spitalin COVID1 ka disa të dhënë të reja, nga pikëpamja statistikore kemi një shtim të rasteve. Një karakteristikë e përbashkët epidemiologjike e këtyre rasteve është se të sëmurët janë të gjithë të pavaksinuar.

Pra virusi qarkullon në Shqipëri ende, duke ruajtur infektueshmërnë e tij, për të kapur të pavaksinuar, ai ruan agresivitetin e tij. Të gjitha këto çojnë në një konkluzion logjik, duhet të vaksinohemi të gjithë! Duhet të vaksinohemi në mënyrë të plotë, jo bëjmë dozën e parë dhe mos të bëjmë të dytën E fundit është se veç vaksinimit që është detyra e të gjithë shqiptareve, duhet të zbatojmë të gjitha masat e parandalimit të përhapjes së sëmundjes” tha mjeku i njohur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje