Të paktën 4 persona kanë pësuar lëndime të shumta trupore, pasi një dem u fut në një shtëpi dhe iu vërsul personave që gjeti brenda.
Ngjarja thuhet se ka ndodhur në Fazlika të Indisë, ku në rrugë, dy dema filluan të përleshën me njëri-tjetrit.
Njëri prej tyre vendosi të tërhiqej dhe iku me shpejtësi për të shpëtuar.
I gjithë momenti është filmuar nga një kamera sigurie, e vendosur në banesë.
Në këtë moment u fut në shtëpinë ku ishin disa punonjës dhe sulmuan disa burra. Kafsha është neutralizuar nga autoritetet, ndërsa personat e lënduar ndodhet në spital, shkruajnë mediat lokale.