Pastaj shpresonin se vitin tjetër do të vinin prapë 9 muaj. Shumica erdhën për të fituar pak para dhe për t’u kthyer në vendlindje pas dy-tri vitesh.
Njëri dëshironte të kursente para për të ndërtuar një shtëpi, tjetri me paratë e Zvicrës mendonte të blinte një kalë, një tjetër iku nga represioni serb dhe që në vitet 80-të ishte aq sypatrembur, saqë nisi të sjellë armë në Kosovë.
Nga St. Margrethen në Zvicrën lindore deri në Gjenevë në perëndim të vendit, nga Baseli në veri deri në Chiasso në jug – mbi 250 mijë shqiptarë, afërsisht gjysma me shtetësi zvicerane, janë një komunitet dinamik, disa drejtojnë restorante, të tjerët fabrika, ndonjëri menaxhon deri në 60 milionë franga për kompani zvicerane, gjithnjë e më shumë angazhohen në jetën publike, në politikë etj.
Jo të gjithë shqiptarët janë të integruar mirë në Zvicër, por krahasuar me 60 vjet më parë, kur punëtori shqiptar (apo italian) trajtohej si shërbëtor, gjërat kanë ecur për së mbari. Shqiptarët me rrogat më të larta jetojnë në Zvicër.
Rrjedhimisht, edhe mundësitë për të harxhuar para i kanë më të mëdha. Këta njerëz jo vetëm dërgojnë para në vendlindje. Dhjetëra firma të drejtuara nga shqiptarët në Zvicër porosisin çdo vit tonelata me material në Kosovë (mobile, kuzhina etj.).
Nën këtë tekst e gjeni linkun me himnin e Zvicrës, interpretuar nga Kori i Djemve të Zürichut. Ndërsa bashkë me këtë tekst një fotografi e 9 majit 1964, ku shihen punëtorë “nga Jugosllavia” në stacionin e trenit në Buchs në Zvicrën lindore.
Nuk e lexova. Qe ne titull shkruhet gabim emri i shtetit, qe mban me buke kete opinionistkudondodhurin.