Situata me zjarret në vend, Rama: Angazhimi i ushtrisë e trupave Rangers në terren meriton respekt

2 Gusht 2021, 16:20Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e krijuar nga zjarret në vend, për shkak të temperaturave të larta.

Rama ka publikuar një video me pamje nga operacionet e shuarjes së zjarreve, ndërsa shkruan se ekipet e përfshira në operacionin e shuarjes së zjarrit meritojnë respekt dhe inkurajim.

“Angazhimi disaditor për shuarjen e zjarreve në Karaburun e jo vetëm, nga Forcat e Ushtrisë dhe trupat Rangers në terren meriton respekt e inkurajim, në një kohë kur shumë vende po përballen me kërcënimin e zjarreve ?‍✈️? #SkaKohëPërPushim?‍♀️??‍♂️”, shkruan Rama.

1 komente në “Situata me zjarret në vend, Rama: Angazhimi i ushtrisë e trupave Rangers në terren meriton respekt”

  1. Fatos says:

    Bli helikopterë dhe një kanadair që ti kemi në dispozicion, se nuk shuhet zjarri në natyre me shurrë. Se nuk mund të varesh nga fqinji se dhe atij I digjet shtëpia dhe do shpëtojë në fillim veten e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje