FOTOT: “Gruaja që vlente miliona, ishte e trishtuar”, libri i ri hedh dritë mbi vdekjen tragjike të Amy Winehouse: Po merrte cigare dhe pije

3 Gusht 2021, 11:49Lifestyle TEMA
FOTOT: “Gruaja që vlente miliona, ishte e trishtuar”, libri i

Amy Winehouse kaloi ditët e fundit të jetës së saj në mjerim dhe duke mos ngrënë si duhet. Kështu është shprehur Ian Halperin në librin e tij të ri “27 Heaven”. Duke cituar një mikun e këngëtares së ndjerë, ai shkruan se ikona e muzikës ndihej e trishtuar para se të ndërronte jetë.

“Ajo po jetonte në tym në javët e fundit, ishte shumë e dobët dhe po merrte cigare dhe pije. Amy ishte dëshpëruar dhe kjo grua që vlente miliona, ishte jashtëzakonisht e trishtuar.”, tha Halperin.

Halperin thotë se libri i tij tregon sesi Amy duhej dhe mund të ishte shpëtuar. “Shoku që intervistova tha se Winehouse duhej të ishte shpëtuar, nuk kishte arsye që ajo të vdiste. Ajo vinte nga një familje e mirë dhe nuk kishte arsye që të vdiste.

Thjesht njerëzit po shikonin më shumë faturat e shitjeve rekord sesa gjendjen e saj shëndetësore.“,tha ai.  Libri “27 Heaven” është një përkujtim ndaj pesë yjeve që vdiqën në moshën 27 vjeçare, Jimi Hendrix, Janis Joplin, Jim Morrison, Kurt Cobain dhe Amy.

2 komente në “FOTOT: “Gruaja që vlente miliona, ishte e trishtuar”, libri i ri hedh dritë mbi vdekjen tragjike të Amy Winehouse: Po merrte cigare dhe pije”

  1. Klubi 27? says:

    Emy Winehous ,

    ishte padyshim nji nder kengetaret me te talentuar te kohes ,
    por ja ,
    suksesi nuk eshte kollaj te menaxhohet dhe shpesh her ,ne te tille yje muzike ,
    luan nji role te madhe miqesia ,shoqeria, partneri qe ke ne krah ,qe ne rastin e Emy-t ishte nji
    Janki , qe me shume se Emy-n dashuronte Heroinen ,drogat ,
    i cili ishte shkaky kryesore perse e shtyti Kengetaren e Fameshme drejt drogave dhe vdekjes .

    >Pra i droguari e futi Emy-n ne Klubin e Rrockisteve 27 ,ku te gjith antaret kishin nji Motto te perbashket :
    Sex ‘Drog’ n’Rroken rroll (per te cilet kam shktuajtur vet pothuaj 7-vjet me pare dicka )
    Pra si do keni Partnerin ashtu do keni edhe Jeten .
    Kjo vlen per te tere ,jovetem Kengetaret?

    1. Realisti says:

      Fiks, nuk e luan topi! Kujto Whitney Huston. E njejta gje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje