Zjarret në Maqedoninë e Veriut, qeveria shpall gjendjen e jashtëzakonshme

5 Gusht 2021, 12:00Politika TEMA

Në kuadër të situatës së krijuar nga zjarret, qeveria e Maqedonisë së Veriut ka bërë me dije këtë të enjte se ka gati vendimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për 30 ditë.

Në njoftimin e Qeverisë thuhet se vendimi për shpalljen e gjendjes së krizës në të gjithë territorin e shtetit, është marrë për shkak të rritjes së paraqitjes së zjarreve dhe parandalimit të tyre.

Mediat vendase bëjnë me dije se anëtarët e qeverisë pohojnë se për këtë vendim do të njoftohen edhe presidenti i shtetit dhe Kuvendi.

Gjithashtu theksojnë se presidentit të shtetit i është propozuar të vendosë për pjesëmarrjen e një pjese të armatës, në menaxhimin me gjendjen e krizës.

Poashtu, Shtabi Kryesor pranë Qendrës për Menaxhim me Kriza është urdhëruar të fillojë menjëherë përgatitjet e planit aksionar për parandalimin dhe manaxhimin me zjarret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje