“Fondi 900 mln lekë për Teatrin shkel vendimin e Kushtetueses” , Meta kthen aktin për ndryshimin e buxhetit

5 Gusht 2021, 11:30Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta ka kthyer për shqyrtim ndryshimin e buxhetit për vitin 2021, duke theksuar se alokimi i fondit shtesë 900 mln lekë për Bashkinë e Tiranës me qëllim ndërtimin e godinës së re të Teatrit është në shkelje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Meta shprehet se ky akt normativ shkel parimin e shtetit të së drejtës duke i kërkuar qeverisë të shpjegojë dhe argumentojë nevojën dhe urgjencën për miratimin e tij.

“Akti Normativ shkel parimin e shtetit të së drejtës, Qeveria të shpjegojë dhe argumentojë nevojën dhe urgjencën. 900 mln lekë për Teatrin e ri, Qeveria dhe Kuvendi vazhdojnë të miratojnë vendime nën frymën e akteve antikushtetuese Qeveria dhe Kuvendi kanë shkelur, anashkaluar dhe sfiduar hapur autoritetin vendimmarrës të Gjykatës Kushtetuese.

Fondi 900 mln lekë për Teatrin e ri, akordohet për një projekt dhe pronë që nuk duhet të ishte dhe që sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk është më në kompetencën apo në pronësinë e Bashkisë Tiranë

Antikushtetutshmëria e kalimit të pronësisë së Teatrit Kombëtar, tek Bashkia Tiranë ishte objekt vendimi nga ana e Gjykatës Kushtetuese

Qeveria dhe Kuvendi, përmes teorisë së “faktit të kryer”, njësoj si me aktin e shembjes së godinave të Teatrit Kombëtar, kanë ushtruar presionin publik politik ndaj vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese.

Qeveria dhe Kuvendi kanë krijuar një tjetër situatë absurde, duke thelluar paligjshmërinë dhe antikushtetutshmërinë . Fondet për godinën e re të Teatrit Kombëtar, paligjshmëria dhe antikushtetuetshmëria as mund të mendohet se mund të ndodhë në një shoqëri demokratike ku sundon ligji dhe shteti i së drejtës.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Teatrit Kombëtar ka hyrë në fuqi, ndaj Akti Normativ bie hapur ndesh me të. Prioriteti i parë dhe themeltar për vitin 2021 duhet të ishte përballimi i pasojave të COVID-19, por Qeveria në 22 qershor 2021 në mënyrë antikushtuese vendos të akordojë fond për Bashkinë Tiranë për ndërtimin e Teatrit dhe për blerje dronësh!

Qeveria të japë mbështetje edhe më të madhe buxhetore për përballimin e nevojave për vaksinimin e popullsisë dhe pasojave që pandemia i ka shkaktuar ekonomisë së vendit!është tregues i programimit të dobët financiar”, thuhet në argumentin e presidentit Ilir Meta.

 

 

1 komente në ““Fondi 900 mln lekë për Teatrin shkel vendimin e Kushtetueses” , Meta kthen aktin për ndryshimin e buxhetit”

  1. mooooooooooos !? muti paska dal perseri jashte halese se Presidences dhe po qelb shqiptaret ! says:

    futu shpejt mrena Mu muti se na qelbe?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje