Situata e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes jep detaje: Në të gjithë vendin janë 6 vatra aktive

5 Gusht 2021, 09:24Politika TEMA

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas njoftimit zyrtar aktualisht në të gjithë vendin janë 6 vatra aktiv, ndërsa një vatër është izoluar.

 

 

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Aktualisht në të gjithë vendin janë 6 vatra aktive. 2 janë shuar tërësisht, ndërsa 1 vatër është izoluar.

 

 

Në fshatrat e Njësisë Administrative Lunxhëri vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në fshatrat Qesorat, Dhoksat, Tranoshisht dhe Saraqinisht. Ka vijuar operacioni me te gjitha forcat operacionale.

Vijon të jetë aktiv zjarri në fshatin Gadurovë- Selishtë, bashkia Mallakastër. Sot kanë filluar operacionin forcat në nivel qarku.

Është shuar zjarri në një sipërfaqe me pisha dhe shkurre në Qafë Murrë, bashkia Dibër si dhe në Malin e Shëngjinit, bashkia Lezhë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje