Është ndërprerë operacioni i Forcave të Armatosura, të cilët me mjete rrethanore do ndërhynin për shuarjen e flakëve në Gadishullin e Karaburunit.
Mësohet se shkak për këtë ndërprerje është bërë era e fortë dhe tymi i dendur, çka mund të rrezikonte jetën e ushtarëve dhe punonjësve të ADZM dhe prefekturës.
Pak më herët u raportua se era e fortë ishte problem edhe për ndërhyrjen nga ajri me helikopterë. Sakaq zjarret janë dukë u kthyer në rrezik serioz edhe për parkun e Llogarasë.