Lil Solid 2.0 prezantuar nga IQOS nis tregtimin në Shqipëri përmes Philip Morris Albania  për të përshpejtuar rrugëtimin drejt një të ardhmeje pa tym

10 Gusht 2021, 15:42Sociale TEMA

Ky bashkëpunim zgjeron portofolin e produkteve pa tym të kompanisë për ata të rritur që përndryshe do të vazhdonin të pinin cigare.

Philip Morris International (PMI) (NYSE: PM) sot njoftoi që do të fillojë tregtimin e alternativës pa tym të kompanisë KT&G, lil SOLID 2.0 prezantuar nga IQOSnë Shqipëri. Ky njoftim është vijim i një marrëveshjeje të firmosur në Janar 2020 midis PMI and KT&G, prodhuesi kryesor i produkteve të duhanit dhe nikotinës në Korenë e Jugut.

lil SOLID 2.0 është një pajisjee cila ngroh duhanin, prezantuar nga IQOS, e krijuar për të ofruar 3 përdorime të njëpasnjëshme dhe 25 fije duhani pa rikarikim.E ngroh duhanin nëpërmjet përdorimit të një gjilpëre që lëshon aerosol; pa tym, hi apo djegie. Pajisja lil SOLID2.0 do të prezantohet nga IQOSdhe do të plotësojë portofolin ekzistues të PMI të alternativave pa tym që përfshin sistemin e ngrohjes IQOS, pajisja Nr. 1 në botë  që ngroh duhanin.

“Ambicia jonë është që të gjithë ata të cilët përndryshe do të vazhdonin të pinin cigare, të kalojnë sa më shpejt në alternativa më të mira dhe t’i braktisin cigaret në të mirë të shëndetit të tyre, shëndetit publik dhe shoqërisë në tërësi. Zgjerimi i vazhdueshëm i produkteve të KT&G jashtë Koresë së Jugut dhe prezantimi i lil SOLID 2.0 këtu në Shqipëri, ndihmojnë në përshpejtimin e rrugëtimit drejt një të ardhmeje pa tym, duke u dhënë duhanpirësve të rritur më shumë zgjedhje për sa i përket shijes, teknologjisë dhe çmimit”, tha Lorent Gordi, Manaxher i Përgjithshëm i Philip Morris Albania.

Produktet e KT&Gsi lil SOLID2.0,që shpërndahen në treg nga PMI,jashtë Koresë së Jugut, janë subjekt i kontrolleve të kujdesshme para tregtimit, në mënyrë që të sigurohet se janë konform kërkesave tëlegjislacionit në tregjet që prezantohen si edhe konform standardeve të larta të vërtetimeve shkencore të PMI, që konfirmojnë mungesën e djegies dhe zvogëlimin e ndjeshëm të lëshimit të kimikateve të dëmshme krahasuar me cigaret.

Ky hap i rëndësishëm drejt një të ardhmeje pa tym, ngrihet mbi bazën e arritjeve të tjera të fundit të portofolit të produkteve pa tym të PMI. Që nga 30 Qershori, globalisht ka mbi 20 milionë përdoruestë sistemit të duhanit me ngrohje IQOS dhe PMI vlerëson se mbi 73% (rreth 14.7 milionë) nga këta meshkuj e femra, kanë kaluar plotësisht te IQOSdhe kanë lënë cigaren; me një balancë në stadet e ndryshme të kalimit .  Për më tepër, në 7 Korrik 2020 Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave(FDA) nxori vendimin për autorizimin e marketimit të Sistemit të Ngrohjes së Duhanit IQOSsi një Produkt Duhani me Risk të Reduktuar, me Ekspozim të Reduktuar. Në këtë mënyrë, agjencia identifikoi se tregtimi i produkteve të duhanit me risk të modifikuar me konfirmim të ekspozimit të reduktuar do të ishte “i përshtatshëm për të promovuar shëndetin publik dhe pritet të jetë në të mirë të popullsisë në përgjithësi.”

 

 

1 komente në “Lil Solid 2.0 prezantuar nga IQOS nis tregtimin në Shqipëri përmes Philip Morris Albania  për të përshpejtuar rrugëtimin drejt një të ardhmeje pa tym”

  1. Oligopoli "i rregulluar" says:

    Hajde shkrim hajde!
    Komplet reklamë.
    Reklamë për produktet (mbushjey)dhe nëproduktet e duhanit.
    Nuk e di se sa OK është me ligjin kjo.
    Por a ka AKU, a ka konkurrence a ka Ministri Financash, a ka rregullator….
    Nuk e di se si rrëshkasin këto reklama ashiqare….
    (Me gjasme të kamufluara)…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje