97-vjeçarja e mbijetuar e Aushvicit flet për Holokaustin në TikTok

11 Gusht 2021, 18:31Lifestyle TEMA

Lily Ebert është 97 vjeç, një e mbijetuar e kampit të përqendrimit në Aushvic dhe tani një yll i TikTok. Falë rrjetit social, gruaja, me origjinë hungareze, sjell dëshminë e saj tek të rinjtë.

Në shkurt, stërnipi i gruas, Dov Forman, hapi një llogari në të cilën Lily tregon historitë e saj dhe u përgjigjet pyetjeve të përdoruesve. Kanali ka 1.2 milionë ndjekës.

Falë TikTok, Lily gjeti një mundësi shtesë për të mbajtur premtimin e saj të bërë në prill 1945: “I premtova vetes që nëse do të mbijetoja, do t’i tregoja botës se çfarë ndodhi në të vërtetë. Dhe e mbajta premtimin tim”.

Historia e Lily –një hebreje hungareze. Ebert u dëbua në 1943 me familjen e saj nga Bonyhád, qyteti i saj i lindjes në Hungari, në Aushvic.

Ajo arriti të shpëtojë së bashku me dy motrat e sa, por nuk pati kurrë lajme nga nëna, vëllai dhe një motër tjetër që nga dita kur arritën në kampin e përqendrimit.

Në njërën nga videot në TikTok, ajo thotë se u emocionua: “Ishte e tmerrshme, edhe sot pas më shumë se 75 vjetësh më dhemb të flas për të”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje