E dënuar për trafik armësh dhe municionesh/ Fjolla Morina del nga burgu? Ja fotoja që ngriti dyshimet

12 Gusht 2021, 10:46Lifestyle TEMA

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina u arrestua 2 javë më parë në një nga lokalet në Prishtinë. Ajo është dënuar me 6 vite burg në mungesë për veprën penale ‘trafikim armësh.

Gjykata e Prishtinës, mori vendimin që këngëtarja të mbahet në paraburgim për 40 ditë deri në një vendim të radhës, e që mund të jetë ekstradimi në Shqipëri, meqë këngëtarja kërkohet nga autoritetet në vendin tonë.

Mirëpo, ditën e djeshme bashkëshorti i saj Fisnik Syla, ngriti dyshimet se Fjolla Morina mund të ketë dalë nga burgu.

Vajza e saj e vogël Alayah festoi 6-vjetorin e lindjes dhe Fisniku publikoi një foto ku e mban të voglën në krah ndërsa në foto ndodhet edhe Fjolla.

Ende nuk dihet nëse Fjolla Morina ka dalë nga burgu apo kjo është një foto e vjetër e tyre.

 

1 komente në “E dënuar për trafik armësh dhe municionesh/ Fjolla Morina del nga burgu? Ja fotoja që ngriti dyshimet”

  1. Dauti says:

    Pupupupu sa te zhbiriluar e ka kjo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje