Mos i jepni para!

14 Gusht 2021, 11:41Politika TEMA

Nga Kimete Berisha

A ka dikush prej jush që e fut dorën në xhep dhe i jep paret e djersës për Fondin Kurti, të quajtur ‘Bonot e diasporës’?

Kosova është vendi më i korruptuar në Evropë!

Nuk i jepen pare një vendi që ka sharruar në korrupcion dhe një qeverie të shthurur që punëson vetëm familjarët e vet!

– Ti si djalë i ri, nuk kishe pare për bukë, a po të kujtohet kur u largove nga Kosova, mbete me zhig të shkollës, mbete me zhig të nanës, me zhig të shtëpisë, ama fondi Bukoshi të detyronte t’ia jepje paret e djersës së ballit, që fëmijët e komunistëve e titistëve të jetonin qysh jetojnë sot nëpër oborre me zambakë të bardhë dhe nëpër ambasada!

– Ti vajzë e re, e mban familjen prej se e mban veten në mend, s’ke pasur kushte të shkollohesh, të bëhesh mësuese qysh ke pasur qejf, e tash që punon punë të rënda kurrë pa pushuar në mërgim, me mend n’kry duhet t’i japësh pare Rozeta Hajdarit, që e ka angazhuar një student 21 vjeçar për ta këshilluar se si t’i shpenzojë paret t’ua!

Sot ti ende merresh me rëngë, kurse vajzat e komunistëve punojnë në ambasadë, aty afër teje, i bëjnë rrush e kumbulla paret t’ua!

O djalë!

Oj çikë!

Mos u bë budallaqe!

Këta janë rrensa.

Janë mashtrues.

Janë të pabesë.

Kurrë asgjë nuk kanë bërë për Kosovën, përveç që kanë djegur dhe kanë shkatërruar…

Nuk kanë asnjë ditë përvojë pune!

Nëse s’më beson, tregomë pra ti mua ‘Ku pa punuar Albin Kurti para se të bëhet Kryeministër’!

Ose jepja paret t’ua, e vazhdo puno për ta!

…është punë për ty!

Ama, pyete njëherë veten:

Pse je larg?

Pse gjithmonë jeton me vaj në buzë!

Pse shtëpisë tënde nuk i vjen era bukë shtëpie!

Pse gjithmonë ndjehesh e huaj, edhe në vendin tënd!

Pse duhet ta ‘blesh’ dashninë e Kosovës me pare?

Pse kur nuk u jep pare-nuk të shohin me sy!

Pse ekziston veç nëse jep!

Pse s’merr asgjë nga Kosova?!

Kryeministri Kurti sot, i përkrah hajnat dhe hajneshat më të tërbuara.

I ka angazhuar partizanet më të tmerrshme që të vjedhin për të!

I ka shpërblyer me pozita zyrtarët më të tërbuar të shtetit, se derisa të specializohen hajnat e tij, të bëhen ustaha të hajnisë, ky po i shfrytëzon hajnat ekzistues të partive tjeta.

Se hajni s’ka përkatësi partiake, hajnia është ‘profesion’ dhe ky e di mirë!

Albin Kurti nëpër ministri punon dhe i mban afër  zyrtarët që janë bë shpi me paret e buxhetit të shtetit, që e kanë punësuar krejt familjen e tyre nëpër Institucione e ambasada dhe që vazhdojnë të vjedhin sa të munden, kush s’i ndal!

Nëse s’më besoni-hulumtoni!

Ju a e kuptoni se këta jetojnë nëpër lagjet më luksoze të Prishtinës…

A keni pyetur ‘ku i marrin paret’!

Qeveria Kurti është e lidhur me hajnat më të mëdhenj në Kosovë!

A e keni pyetur Kryeministrin Kurti ‘ku shkuan’ dhe si u shpenzuan 720 mijë euro të Fondit emergjent të diasporës për luftimin e covid-19!

Cent për cent, ku shkuan ato pare!

Paret e juaja ua ndajnë aktivistëve të Vetëvendosjes!

P.S. Kërcënoni sa të doni.

Më shumë tutna me hy n’dorë t’frizerit…!

Tutna veç nëse vazhdon të hesht Amerika dhe bëhet sikur nuk ju sheh kur ia devalvoni marrëveshjet e Washingtonit;

heshtin anipse ju shonin që i keni detyruar gazetarët e shkrimtarët të bëjnë censurë e autocensurë (duke e mbyllur mundësinë e komente e), shkaku i kërcënimeve të paramilitarëve tuaj!

Heshtja amerikane është tërheqje nga Kosova!

Unë jam këtu me ju, e mendjen e kam në Afganistan, se si një popull nuk ka ‘nevojë’ për armik, për ta mbytur vetveten!

E kur mbesim krejt vetëm (qysh po përfundojmë, të izoluar jo veç nga bota por edhe nga Shqipëria), atëherë krejt kollaj, se në çmendinë ti lirisht mund të thuash ‘jam Napoleoni’, askush nuk të thotë ‘s’je’!

75 komente në “Mos i jepni para!”

  1. Cubi says:

    Znj. Kimete kam vite që ju lexoj, e dashuroj krijimtarinë letrare që shprehni

    1. Shume e vertet tani keta horra done me e mbushe Shqiprine e Kosoven me mbeturina Afghanistan iran e ku di une ne kemi mbeturina per ter Evropen e na teprone says:

      E vertet eshte se politikane Shqiptare Jane hajduta dhe nuk kane fare problem per kombin as per shtetin ku punone.. keta hajduta done me ber Shqiprine dhe Kosoven si Afghanistan duke larguare Ameriken dhe duke vjedhur dhe duke perhapure fen islame dhe rridkalizmin.. Po mose te kishte qen Amerika keto 30 vite ne shume her do kishim perfunduar si Afghanistan ne Shqiprie ose me njerze si Enver Hoxha. Dhe Kosova nen Serbi. Keta horra kure Amerika ju thote ndertoni shtetin ligjore ju thone mose nderhyni ne punet e today te mbreshme se jemi shtet sovrane. kure Amerika ju thote a po i merrni Afghanistanes dhe iranjanet ne Shqiprie keta horra e ulin koken dhe thone me nje her po. Se pse keta hajduta nje dite familjet e tyre munden me len Shqiprine dhe shkone e jetone ku jet ka vler… se pse para kane sate te dushe… Dhe Shqiprine dhe Kosoven e mbushin me mbeturina se as djallit vet nuke I duhen gjë..

    2. Nje Bravo te madhe per penen e bukur! says:

      Bravo Kimete! Me nje zgjuaresi te holle dhe me nje pene te arte, pershkruan realitetin e hidhur nen Albin Kurtin. Pak njerez kane guximin te shkruajne kaq hapur dhe ne menyre kaq therese sa ju. Ju faleminderit!

  2. Shqiptari says:

    Si gjithmone shkurt dhe sakte Kimete.Deri dje Bukoshi i mashtroi se do clironte Kosoven dhe nuk zbrazi nje pushke po nuk u morr vesh se ku perfundoi fondi qe mblodhi. Po sot per cfare duhet fondi i diaspores .? Albini eshte kryeminister dhe ka nje buxhet.A po kerkon te pastroje leke te pista per te forcuar pushtetin e tij.

  3. Xheti,KS says:

    Shqiptare te penes!
    Vendosni njehere a eshte Evrope apo Europe.Po nese eshte Evrope,atehere shqip do te thuhet evroatlantike,monedha evro,avto etj.
    Nese dikush e di nga erdhi ne alfabetin me shtate zanore ky emertimi sllav dhe grek per EUROPA,ju lutem ma sqaroni se deri tani me keni habitur me kete ,,perqafim me djallin”.

    1. shqipo says:

      Sa klase shkolle ke ti katunaro? Evrope qenka “emertim sllav”? A i ke trute ne vend mor kokrra e budalles? Emertimi Europa eshte forma ne anglisht e emrit te lashte “EVROPI” qe eshte emertimi ne origjinal! Natyrisht qe emertimi eshte ne gjuhen helene, pasi te dhenat per kete emertim jane dhene 2.500 vjet me pare te shkruara ne kete gjuhe, ne helenisht pra, e cila ne ate kohe kishte statusin e “lingua franca”, pra te gjuhes qe perdorej nderkombetarisht per t’u marre vesh me njeri-tjetrin njerezit qe flisnin gjuhe te ndryshme (ate status e ka sot anglishtja). Kuptimin e ketij emri gjuhetaret e shpjegojne me disa variante, fillimisht duke u nisur nga helenishtja, por edhe nga hebraishtja apo dhe asirishtja. Madje ka edhe variante te shpjegimit me ane te gjuhes shqipe. Sidoqofte sllavishtja nuk futet fare ne kete ceshtje.
      Por me interesantja eshte historia (miti) qe ngrihet mbi Evropin, kush ishte dhe cfare ndodhi me te. Miti i lashtesise thote se Evropi ishte nje princeshe fenikase qe jetonte ne brigjet e Mesdheut, te Azise se Vogel. Zeusi, i dashuruar pas saj, u shderrua ne nje dem dhe e rrembeu Evropin ne bregdet. Demi me princeshen Evropi ne shpine u larguan ne det ne drejtim te ishullit te Kretes. Prej andej princesha u largua te veriut, andej “nga perendonte dielli”, larg e larg. Vellai i Evropit, i quajtur Kadhmi e donte shume motren dhe nuk duroi qe ta rrembenin, prandaj u nis ne udhetim me anije ne drejtim te veriut per te gjetur motren e tij. Shkoi larg, shume larg ne brigjet veriore, por motren nuk e gjeti. I pezmatuar dhe i lodhur Kadhmi u nis te kthehej ne shtepi. Ne kthim nga veriu, shume i lodhur nga udhetimi, ai ndaloi ne brigjet e Adriatikut per te pushuar. Duke fjetur ne bregdet, atij i vjen nje vegim dhe zgjohet. Mbi krye sheh nje vashe si drita, ajo quhej Harmonia. Kadhmi dashurohet me Harmonine dhe te dy nuk ndahen me nga njeri-tjetri. Martohen dhe shkojne te banojne ne afersi te Liqeneve Lynkeste (Ohri – Pogradeci). Prej marteses se tyre lind nje djale i quajtur ILLYR! Illyri (djali i Kadhmit dhe Harmonise) ishte krijuesi i popullit te ILLYREVE dhe i Illyrise! Babai ja tregoi Illyrit historine e motres se tij (halles se Illyrit), te princeshes Evropi, qe Zeusi e rrembeu dhe e cuan ne veri. Sa here qe tregohej drejtimi i kontinentit, Illyri thoshte “Evropi, Evropi”. Qe atehere kontinenti mori emri Evropi, e cila ishte motra e Kadhmit dhe halla e Illyrit! Emri i saj origjinal eshte EVROP!
      Prandaj ne shqiptaret (si pasardhes te illyreve) duhet patjeter emrin e halles sone ta shqiptojme ashtu sic duhet me “V” dhe per pasoje cdo emertim qe lidhet me te ta shkruajme me “V”. QARTE!?

      1. Realisti says:

        Po mire o shqipo se na cudite me detajet kaq te holla nga historia, qe edhe vete po te kishe jetuar ne ato kohe dhe ta kishe pasur shok te ngushte ate Kadhmin, me mire nuk do ta kishe ditur.
        Megjithate nje pyetje kam une: Ne cfare drejtimi duam te shkojme ne, drejt atyre qe i thone Europe/Europa, apo drejt atyre qe i thone Европа (lexohet Evropa, ne rusisht, serbisht, etj.), Avrupa (turqisht), apo Ευρώπη (lexohet Evropi, ne greqisht)?

        1. shqipo says:

          Pse mor kokgdhe, nuk e di ti se ku ndodhet Evropa? Epo nuk ta kam une fajin qe je analfabet pra!
          Aaa e ke hallin se perse e perdorin sllavet, turqit dhe greket e rinj, emrin Evrope me “V” dhe jo me “U”! Me siguri po t’ja tregosh sllaveve historine e Evropes, ata nuk do ta perdorin me “V” po nga inati i shqiptaro-illyrianeve do vene ndonje shkronje tjeter ne vend te “V” uahahaa. Ik o bebush trupeshk, leri “patriotizmat” e injoranteve, ate bej. Le po na ben edhe te zgjuarin. Buf! Hajde meso aty edhe mbyll gojen, karagjoz!
          Ja me thuaj pak mor trupeshk, nese halla jote do e kishte emrin DRITA dhe shoku yt anglez do i therriste DRAJTA, ti mor torrollak realist si do e perdorje emrin, Drita apo Drajta!? C’rendesi ka si e perdorin emrin sllavet, turqit apo greket e rinj, o kokgdhe. Rendesi ka qe eshte 100% e sigurte se emri i lashte eshte EVROP me “V” dhe ne shqiptaret jo vetem duhet ta perdorim me “V” por duhet te kembengulim qe ta perdorin me “V” edhe ta qe e perdorin gabim. Kuptove o realist symbullur dhe mistrec!?

    2. Shqyptari i Maleve says:

      Evropë thuhet greqisht, Europë thuhet latinisht, të dyja qëndrojnë dhe të dyja përdoren në shqip. Mos humb kohën me vogëlsira por fokusohu tek problemi. Gjithë të mirat

  4. Prishtinali says:

    ARTISTE JE ….ME SHUME NUK THUHET

  5. Ze qir says:

    TE LE PA FJALE
    POR NUK U KE THANE SE ALBINI PUNON PER SERBINE JO VETEM SE ESHTE NJE UDBASH QE KA FIRMOSUR NE RREGJISTRIN E UDB.

  6. Te lumt pena says:

    Bukur e ke thene moj Kimete. Tani mori xhan e loçke, ki kujdes se ku ha e pi, se keta Albin e Sali njesoj jan.

  7. Visi says:

    Oj nuse kur e kuptove që Albini është i korruptuar.
    Deri para 6 muajsh bëje be se Albini është i pakorruptuar.
    Prej nga ky ndryshim dramatik?
    Kjo ka dy shpjegime: …
    ose ke shpresuar për ndonjë post në qeveri ose të ka mësuar Mero se si fitohet Leku.

  8. Sam says:

    Shkrimi juaj zonja Kimete është e vërteta e hidhur që mbizotëron në trojet e shqiptarit që sundohet nga shqiptarët.
    Dhe ne nuk qeverisemi por sundohemi
    nge këto hajdut që të vetminë profesion që kanë është hajnia

  9. jetnor says:

    E keqia me e madhe eshte kur populli i “zgjuar” u jep voten ketyre mostrave ne ndyra….
    Qeveri me te ndyre se kjo e Kurtit Kosova nuk ka pare, qeveri percarese…

  10. luli says:

    bravo zonja Kimete !!!

  11. Noc Rroki says:

    ÇE PUBLIKONI KETE MOSTER FEMREN QE PER MOSPERMBUSHJE INTERESASH PERSONALE SULMON SISTEMATIKISHT ALBIN KURTIN KRYRMINISTRIN ME TE MIRE E ME TE NDERSHEM QE KA NXJERRE GJER ME SOTI KOSOVA
    KUR PA DITUR SE MLLEFI I SAJ NDAJ ALBINIT E KA MOTIVIN TEK FAKTI SE KJO KIMETJA ( EDHE EMRIN E KA SINONIM ME AMBICIET E PAFRE) ISHTE MPREHUR PER TE KAPUR NJE POST TE LARTE NE QEVERINE KURTI, EDHE IA VLERESOJA DERI NE NJE FARE MASE SHKRIMET TEPRURSHEM NE AGRESIVITET NDAJ PERSONALISHT ALBIN KURTIT, I CILI NUK E KISH MBAJT ME KIMET KIMETEN QE KERKONTE POST TE LARTE ZYRTAR NE QEVERINE QE DREJTON.
    MENDOJA SE KIMETJA ISHTE RAC IDEALISTESH KOKESHKRETE QE GJITHSA E BAJNE PER TE MIREN E PERGJITHSHME NDAJ DHE IA KALOJA PA GAJLE FRAZAT LAJTHITESE E TE PAMERITUESHME QE VIJOJNE TE JENE PREZENTE ME MLLEF TE SHTUAR JO VETEM SI HAKMARRJE NDAJ ALBIN KURTIT QE NUK E MAJTI ME KIMET KIMETE BERISHEN POR JANE EDHE STRATEGJI SULMI E TE PAPUNES KIMETE PER TA DETYRU KRYEMINISTRIN KURTI TA HEQE QAFE DUKE I OFERTUAR POSTIN E MOHUAR, MA DO MENDJA PER ARSYE TE ARSYESHME.
    OJ KIMETE, MBAJTJA ME KIMETI MERITOHET NUK IMPONOHET ME SULME BAJATE DHE SHKRIME SORAGATO.
    STRATRGJINE QE PERDOR E KANE BERE BAJATE MJESHTRAT E TIRANES QE NGA NIKOLLA I LESAJVE DERI TEK DY ANDET, YLMI RAKIPI, MAND SHKUKULLAKU, BLEDI FEVZIU, E PADRONI I TYRE SANDER FRANGAJ & CO.
    ESHTE STRATEGJI E VJETERUAR QE PO I VJEN FUNDI OJ TEJ KIMETE NDAJ SAJO NDONJE STRATEGJI TE RE DUKE MARR EKSPERIENCE NGA BATONI I HAXHINJVE. PERMBAHU KIMETE.

    1. shqipo says:

      Eshte si eshte, mund te kete ambicje personale por ka nxjerre te verteten ne shesh se kush eshte Albin Kurti. Kosova eshte vend i korruptuar por shikoni Tiranen dhe Shqiperine me kryetar Ramen akoma me keq e korruptuar. Shikoni maqedonine dhe te gjitha trojet ku banojne shqiptaret vetem era korrupsion bie. Duket sikur eshte nje koincidence e rastit por eshte keshtu. Shqiptaret vete duhet te nxjerrin mesime dhe te ti bejne nje autolavazh vetvetes dhe ndergjegjes se tyre qe nese kane vendosur te jetojne ne nje komunitet te perbashket duhet te respektojne rregullat e komunitetit dhe jo te vjedhin,te xhvasin dhe te grabisin e mashtrojne njeri tjetrin. Ndryshe kombi shqiptar kudo qe ndodhet ne Ballkan do ngelet macja e zeze e Europes

      1. shqipo says:

        Nuk mund te gjeje nje emer tjeter!?

    2. Ish pd-isti says:

      O Ndoc Rroku. E gezofsh emnin.
      Ai Al-Bin jot asht si miqte e tije (dhe tuajt ) Berisha e Metà.
      Hajdut.

  12. Angjelini says:

    Te lumte pena dhe mendja Kimete. Shpresoj ta lexojne te verburit pas Kurtit.

  13. Noc Rroki says:

    ÇE PUBLIKONI KETE MOSTER FEMREN QE PER MOSPERMBUSHJE INTERESASH PERSONALE SULMON SISTEMATIKISHT ALBIN KURTIN KRYRMINISTRIN ME TE MIRE E ME TE NDERSHEM QE KA NXJERRE GJER ME SOTI KOSOVA
    KUR PA DITUR SE MLLEFI I SAJ NDAJ ALBINIT E KA MOTIVIN TEK FAKTI SE KJO KIMETJA ( EDHE EMRIN E KA SINONIM ME AMBICIET E PAFRE) ISHTE MPREHUR PER TE KAPUR NJE POST TE LARTE NE QEVERINE KURTI, EDHE IA VLERESOJA DERI NE NJE FARE MASE SHKRIMET TEPRURSHEM NE AGRESIVITET NDAJ PERSONALISHT ALBIN KURTIT, I CILI NUK E KISH MBAJT ME KIMET KIMETEN QE KERKONTE POST TE LARTE ZYRTAR NE QEVERINE QE DREJTON.
    MENDOJA SE KIMETJA ISHTE RAC IDEALISTESH KOKESHKRETE QE GJITHSA E BAJNE PER TE MIREN E PERGJITHSHME NDAJ DHE IA KALOJA PA GAJLE FRAZAT LAJTHITESE E TE PAMERITUESHME QE VIJOJNE TE JENE PREZENTE ME MLLEF TE SHTUAR JO VETEM SI HAKMARRJE NDAJ ALBIN KURTIT QE NUK E MAJTI ME KIMET KIMETE BERISHEN POR JANE EDHE STRATEGJI SULMI E TE PAPUNES KIMETE PER TA DETYRU KRYEMINISTRIN KURTI TA HEQE QAFE DUKE I OFERTUAR POSTIN E MOHUAR, MA DO MENDJA PER ARSYE TE ARSYESHME.
    OJ KIMETE, MBAJTJA ME KIMETI MERITOHET NUK IMPONOHET ME SULME BAJATE DHE SHKRIME SORAGATO.
    STRATRGJINE QE PERDOR E KANE BERE BAJATE MJESHTRAT E TIRANES QE NGA NIKOLLA I LESAJVE DERI TEK DY ANDET, YLMI RAKIPI, MAND SHKUKULLAKU, BLEDI FEVZIU, E PADRONI I TYRE SANDER FRANGAJ & CO.
    ESHTE STRATEGJI E VJETERUAR QE PO I VJEN FUNDI OJ TEJ KIMETE NDAJ SAJO NDONJE STRATEGJI TE RE DUKE MARR EKSPERIENCE NGA BATONI I HAXHINJVE. PERMBAHU KIMETE. DHE MESO TE SHKRUASH SHQIPEN E PAPERZIER ME SERBIZMA.

  14. ali says:

    Shkrimi i nje niveli te larte publicistik, i cili kuptohet edhe si nje analize e gjendjes shoqerore dhe politike e popullit shqiptar te Kosoves.
    Meriton falenderime per kontributin qe kjo gazetare jep per emancipimin e shoqerise shqiptare ne pergjithesi, ne te kater anet e kufirit.

  15. Shaqo says:

    Bravo Kimete. Edhe une shpesh pyes: Cfare pune ka bere Albini para se te behej kryeminister, Ose cfare pune ka bere para se te formonte VV?
    Se flitet qe ka vile lluksoze banimi e pasuri te tjera? Mos ka bashkepunuar me Bukoshin apo ka bere shkollen e tij?

  16. Pejani says:

    Kjo ka nje dell prej te çmenduri .

  17. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Ç’të të them unë o Kimete
    se më fute në mendim
    se përballë ksaj të vërtete
    unë po qesh, me hidhërim.
    .
    U desh farsë e Jovan Bregut
    të plasë sherri në shqiptarët
    të dalë Kurti majë plehut
    të vërsulë premilitarët.
    .
    Ty të lumtë Zoj e Randë
    se na ktheve pas MIGJENIN
    jam i bindur se ndër afganë
    do ia gjejmë Kurtit vendin.

    P.S
    Nga frizeri mos u tut ?
    se e drejta nuk mënon
    doli boja e zotit Kurt
    që vetquhet Napoleon.

  18. Roberto says:

    Te lumte Kimete ! Ti i njeh me mire fytyrat e ndyra te Kosoves qe krekosen si gjelat ne maje te PLEHUT.I besoj ato qe thua sepse gjithmone ke folur drejt dhe ja ke perplasur ne fytyre te gjithe horrave te pushtetin dhe vecanerisht LLUMIT KURTI. LLUMI KURTI I Vetvendosjes jo pa qellim dergoi nga Kosova,Mali I Zi dhe vise te tjera te banuara nga Shqiptare te rinj qe te merrni pjese ne levizjen studentore per te drejtat e tyre qe vazhdoi kaq kohe perpara Ministrise se Arsimit,perpara Kryeministrise apo neper sheshe e salla ku diskutohej per keto probleme.LLUMI KURTI jo pa qellim u fut si pyke ne Shqiperi me nje kandidat idiot qe mos ja pafsha bojen askund dhe mendoi se do kapte ndonje deputet e do hynte ne Parlamentin e Shqiperise nga ku sipas disa debileve dhe deliranteve mendohej qe te ishte Kryeminister i Shqiperise. A e kuptoni dhe a e mendoni qe ne te udhehiqemi nga LLUMI KURTI???? KURREN E KURRE sikur me FLORI ta shtroje rrugen LLUMIT KURTI apo kujt’do tjeter mos i shkoje ndermend qe te udheheqe vendin tone. Ne kemi qene shtet dhe jemi shtet me te gjitha te mirat e te keqijat por KURRE nuk do importojme legena,kazana plehrash,WC te qelbura nga vendet e tjera dhe aq me pak nga VV e LLUMIT KURTI.POSHTE VETVENDOSJA ME LLUMIN KURTI NE KRYE.

    1. Iliri says:

      Po ju llumin e keni aty. Ku me llum se dashnori i kriminelit Vuçiç, Edvin Kristaq Rama
      Ju te gjithe jeni llum, pakurrizore, pa dinkitet, servile te serbeve, te shperlare nga ndjenjat patriotike.

      1. uhahahaaaaaa says:

        Pirdh pirdh, ne Sali Shpellarin po e rrasim ne burg! Pas tij e ka rradhen Albin Toptanoviqi …

    2. Roberto pederasti says:

      Hem,ju jeni LLUMI,perverset,plehrat,lgbt-te,hajdutet,MAFIOZET,mercenaret qe po mbeshtesni dhe po mbani ne qeverisje kriminelet me te medhenj ne Europe dhe me gjere,ju soji sadisto-jugoro-hajduto-jevgjit qe e keni mbajtur dhe po e mbani peng Shqipërine.

      1. Roberto says:

        Eee te dogji suma ty apo te ka vajtur mendja te hash ndonje tegel?????. Pse kruhesh kot. Mendon se Albini nuk eshte LLUM?? MOS U MERZIT. DO E SHOHESH SHPEJT. Se mos rrish edhe ti si Mut pastaj se keshtu jeni ju. Hani,hani nuk ngopeni dhe prap kerkoni te hani Mut si gjithmone??

  19. mercenare ne sherbim te interesave sllavo-ruso-helene says:

    Ça eshte kjo debile-mercenare mo qe sulmon pa’reshtur Liderin me te afte qe ka shqiptaria,ça eshte kjo gerdhaje e vene ne sherbim te MAFIAS me te rrezikshme te europes qe ua kalon dhe atyre te sicilise,napolit etj.Degjoni ktu ju qe mbeshtesni keta mafioze te rrezikshem dhe kte lloj grupimi lgbt-je me mentalitet sicilianesh,sado qe ta sulmoni Liderin pan’shqiptar tipik europian,Ai i ka shkaterruar dhe po i shkaterron “elitat” mafioze ne Kosove dhe po kshu dhe ne Shqipëri,dmth,sado qe te mundohen mercenaret pseudo-gazetare si Mjerani mero,bollinot,leset,malltezet,nurellaret,cupet dhe soji i degjeneruar si keta qe po e mbajne peng Shqipërine qe 31 vite duke propaganduar kunder Lidereve te pa’korruptuar dhe duke mbeshtetur c’do lloj mafiozi me pushtet qe 31 vite,kot e keni,Kosova do jete lokomotiva e ndryshimit dhe e zhvillimit te trojeve Shqiptare gje te cilen e deshmoi ne cdo zgjedhje sipas standarteve me te larta Europiane me nje shoqeri me kulture te larte demokratike,me nje rini e cila po n’a ben te ndjehemi krenare ne bote me arritjet e tyre ne majat me te larta te botes si ne sport,art,kulture dhe se fundmi ne politikberje,shoqeri e cila shkaterroi nje “elite” mafioze te instaluar per 21 vite dhe nxorri nga gjiri i saj nje alternative europiane politike,te pa’korruptuar,teper te pregaditur dhe me vizion perendimor gje te cilen e kane lakmi dhe shtete me demokraci te konsoliduar.Ju mbeshtetesit e “elites” mafiozo bastarde te 31 viteve ne Shqipëri,mos ia qani hallin Kosoves dhe shqiptarve atje,sepse ata pp écin drejt progresit te sigurte ne cdo fushe edhe pse me shume pengesa nga komuniteti serb i dirigjuar nga bastardet shqipfoles dhe ish-bashkpuntoret e milloshevicit dhe rusise,nga sherbimet dashakeqe me te cilat bashkpunon dhe kjo mercenarja,mjerani bastard dhe soji bastard dhe tradhetare si keta.

    1. Roberto says:

      Albin Bytha lider pan-shqiptar???? Europain??? lideri me i afte qe ka shqiptaria???? Copa e idiotit qenka lider???A je ne metro o ti djale apo ke rrjedhur?? Ca lideri eshte Albin Kurva do e shohesh shpejt se si do rrije si MUT ose do shporret nga ai post e nuk do e shohe me deri sa te jete jeta bashke me ty dhe Vetvendosjen tuaj. Nuk mund te beni ligjin ju ne Shqiperi se nuk ju Q…. njeri ta keni te qarte kete si nje e nje bejne dy.

  20. Bobi says:

    Të përkrahësh dhe të mundohesh të sjallesh sot në pushtet në Shqipëri njerëzit me te korruptuar qe kane dale hapur edhe kundra Amerikës dhe BE Sali Berishën, Ilir Meten, dhe Lulzimen do të thotë të jesh palë me ata ose në një linjë politike me të korruptuar in non grata. Te lumtë goja dhe dora për këta zahbraane që po ngatërrojnë popujt tanë si andej dhe këtej kufirit.

  21. Tërësisht e e saktë dhe pa asnjë dyshim kjo që thua zonjush e nderuar.
    I mjer është populli i Kosovës trushpërlarë që gjithnjë i beson më shumë gënjeshtrave dhe tradhtive se të vërtetës.

  22. Lani says:

    ????! E ke qa Kimete. Si ne shumicen e shkrimeve të tua.
    Napoleoni në çmendinë- ahaha! Edhe kështu shkon bukur titulli i një shkrimi të ngjashëm me këtë. Do kesh kohë ta shkruash.

  23. Taras Bulba says:

    Nje bravo te madhe ,vetem ju jeni gazetare ne Kosove ? bjeri sa me fort ketij Kurti e Kurtizane se e bene Kosoven armike me Shqiperine me Ameriken e BE ,turp per ste pjese te popullit te Kosoves qe e lejon akoma kete Mi te beje dipas qejfit ,Kosovare mos u mashtroni nga Kurti ,shifni me ke bashkpunon ne Shqiperi ,ne furnizuesin e tankeve Serbe Sali Berisha me kriminelin qe Amerika e beri NonGrada ,me Ilir Meten njeriu me i koruptuar ne Shqiperi ,pa le me ( ansl-istat )

  24. Tetovari2 says:

    Oj Kimete sot me këtë shkrim e ke “dhi,”si çu shpreh para ca vitesh një ambadadore.Po moj e bukura e dheut kur ariti qeveria Kurti të vjedhë aq
    shumë për rreth tre muaj,a ma shpjegon dot? Kam dhe një pyetje:Kush ka vjedhur më shumë Hashimi,
    Limaj,Haradinaj,Xhaviti ose KURTI?
    P.S.Mos u bën “kosovodrvo”shkruaj në gjuhën
    standarde shqipe të të kuptojnë gjithë shqiptarët e të
    gjitha trojeve!

  25. AI says:

    E beri Albini o Kimete apo ishte na e shkoqit ca….Albini ka nje shtepi 70 m nderkohe asnje oolitikan Shqiptar jo me Kryeministen nuk eshte pa vile …..urrejtjen pathologies ta kuptojme por inteligjencen mos na e ul ke vithet…

  26. ce says:

    Exelent . Vetem dicka _ Napoleon Bonaparti eshte njeriu me i madh dhe me i jashtzakonshem, gjeniu ushtarak me i madh i te gjitha koherave qe beri per here te pare bashkimin ushtarak, politik dhe ekonomik te shteteve te Europes pra rreth 140 vjet para se te krijohej BE. Dhe naltmadhnija e tij Albin kundrapedali qe njihet ne kosove vetem si guregjuajtesi i policise,flakadani i parlamentit, shashkaxhiu dhe tymuesi i parlamenti nuk i vjen as tek gishti i vogel Legjendes Napoleon Bonapart qe e ka shkruar emrin e tij me germa te arta si njeriu me i madherishem qe ka lindur njerzimi. Albin kundrapedali po shfryhet cdo dite si brenda Kosoves ashtu dhe jashte saj se e ka humbur toruan si ne mes te shkretetires dhe se ka asnje ne vemendje me as, Be , as Usa, as Shqiperia, as Mali i zi, as Maqedonia. E kane lene si eksperimenti i fundit ne politiken kosovare te vetcvendosjes.

  27. Koli says:

    Je nje Pene e mrekullueshme ZJ Kimete.Te lexoj me kenaqesine me te madhe,se kur te lexoj ty ,me duket se dhe mendimet e mija jane aty,tek pena jote e ndritur.Shkruaj gjithmone te lutem ,dhe mos u jep kurre para Ushtareve te VV,e di qe do mundohen te te frikesojne,edhe mund te te Rrahin,por mos u jep kurre,se ke mbrapa me mijra lexues qe te perkrahin dhe nuk reshten se te lexuary ty,qe je si nje Burrneshe Malesie para Cakenjve te ketij Kombi te mrekullueshem.

  28. antiharresa says:

    Respekte znj Kimete.Trajtimi I temave te tilla I mungon gazetarise ne krejt boten shqiptare.

  29. Vjosa.al says:

    Po si nuk të vjen turp, moj sorrë e zezë!
    Po si nuk ke márre moj buçe mediash!
    Edhe një e rrugëve fare do të kishte pak me shumë dinjitet dhe nuk do të shitej për këso misionesh të ndyra që ke marrë përsipër bashkë me ata që botojnë lëtyra të tilla të mbushura me mashtrime, me shpifje, me përbaltje me urrejtje dhe sidomos, me synimin e qartë për të ndërsyer opinionin publik kundër qeverisë së parë në Kosovën e pas pavarësisë, qeveri që eshtë shpallur hapur dhe prerë se para së gjithash, para çdo presioni të diplomacisë së kulisave që përkëdhel Sërbine, zagarin e
    e Rusisë në Ballkan dhe kanakaren e BE-së, do të vërë Kosovën, interesat e saj, pavaresinë substanciale të saj dhe në veçanti, integritetin teritorial të saj pa Zajednicën sërbe.
    Uh moj Kimete, ç’na bone për vete moj korbë!
    Po ato për të cilat ke shkarrashkruar moj kopileshë, nuk janë si të na tregosh me çfarë të kuq buzësh ke llangosur fytyrën.
    Po si po hedh zezoma korrupsioni mbi një qeveri që nuk ka as 6 muaj jetë qeverisjeje! Kush të ka futur në borderó moj palo gazetarë që me këtë trakt fletrrufe ke bjerrë çdo skrupull professional dhe moral!
    Po si të bën zemra moj zabërhane t’i bësh thirrje diasporës të mos ndihmojë me donacione Kosovën dhe qeverinë e saj.
    Edhe një gazetare e Sërbisë të kishte qënë nuk do të kishte guxuar të bënte thirrje të tilla.
    Cfarë të ka tërbuar moj sojsëze që ke mbrritur deri këtu?
    Mos keni marrë gjë udhëzime të reja për ta shkallëzuar deri në vulgaritet fushatën anti Kosovë, anti VV-je dhe anti Albin?
    Çfarë ju ka shkelur në kallo që keni flakur çdo maskë profesionale dhe e keni kthyer gazetën në një fletushkë ordinere?
    Se edhe zoti Mero sot me editorialin e tij ishte i paprecedent, ordiner, vulgar, mediokër, shpifës për dy aspra, në panik të plotë, si të ishte në rrezikun e fshikullimit publik nga padronët e tij.
    Uh, moj Kimete Berisha!
    Zakonisht, stili yt gazetaresk është si një dijarré e thartuar, por sot e ke nxjerrë spirrë fare.
    Qelbe dynjanë moj kukumjaçkë që të janë errur sytë dhe ndjell zi e mërzī me kukunë tënde të çjerrë në çatinë e Kosovës së gjorë që nuk ju ndanë sherret e ukubetet e gjakshprishurve dhe shpirtshiturve të saj, përpós gjëmave të ardhura nga shkjijet!

    1. Toni says:

      Vjosa ishe mirë në pemë ti!!!

    2. ilir says:

      Per te gjithe ata Ndocrroqet, qe Shajne KIMETEN, cfar nuk qendron ne ato qe thot dhe qe vlejne per andej dhe kendej, car gender. Ju Rrocndoqer qe e shani shikoni nje idiot qe drejton kosoven si kampong te ndershmdrise? Si patriotic e madhe?
      Jeni si ai, hajdute dhe tradhetar, mshtrues dhe hileqar, te pashkoll, te babezitur qe asnjehere nuk e keni dash Kosven dhe Shqiperine. Jemi me serb se Sllobodani, me kriminel se Radovani.
      Do to lini prinderit dhe femijet tuaj me turn.
      TURP I KOMBIT, qe krtikat qe jane te drejta per qeverite ketej dhe andej, pavarsishte se mund te thuhen nga nje e qefmbetur, QENDROJNE DHE JANE TE DREJTA.
      Nuk jane shpifje

    3. vertino says:

      Me nick “Vjosa .al.Je debil i lindur .Ha mut kot ,gazetarja eshte ne nivele aq te larta sa ti idiot nuk je ne gjendje ta kuptosh.
      Ajo ka te drejten e fjales,ka te drejten e femres shqipetare te mboje dinjitetin e neperkembur nga ty idiot qe perdor fjalet me te pista te gjuhes shqipe.Robte ku ti kesh o qen i rahur i Saliut apo Al-pin Kurtit.Zoti te ndeshkofte aty ku te dhemb me shume.

  30. Kel çomi says:

    O kimete o pornostar

  31. Taulant says:

    Baxhelle ka korrupsion e korrupsion?
    Sa mund te kete vjedhur Kurti gjithe jeten Rama i ka vjedh me nje tender ne Shqiperi.

  32. Tomorri says:

    Me thuaj me ke rri,te them se kush je,
    Albini rri me Saliun,eshte si Saliu,
    mashtrues,percares,genjeshtar nga
    mengjezi ne mbremje

    1. Ilirida says:

      Kimetja rri me Meron dhe u bë si Merua,vetëmse nuk e di a mer plus 300evro!

      1. Tanguli says:

        Po ti sa merr?

  33. PRoShi says:

    SHKELQIMI DHE RENIA E KURTI=ZANEVE (H. De Balzak) E ka lexur kush?!
    E tille do te jete fundi i Kurt Napilonit.
    E kalovi shkelqimin e nje kurtizaneje (kurve) dhe tani do te vije dhe renia e tij.
    KIMETE do te jete njera prej tyre qe do ja heqe nje nga nje shkallet e ngjitjes, derisa Kurti te gremiset me ci permban pragu i tij.
    Uroj qe Kimete te kete dhe shoke nga pas. Bravo.

  34. Koli says:

    Kur lexova shkrimin tend moj Vjollca al,me hyni frika,dhe une qe shkruaj jam burre dhe jo grua.Po te jesh Femer(te pakten nga emri je femer)si munt te shkruash per nje femer tjeter me aq Urrejtje,dhe me ofendime te tilla moj Vjosa.Ku eshte mashtrimi moj Vjosa,nuk ishte Bukoshi i madhi LDK qe Miljonat e fondit te Diaspores,i zhduku sa hap e mbyll syte,Hajdut i paskrupullt,apo nuk eshte e vertete,.Si shprehesh ti moj Vjose,qe je nje ushtare e vendosur e klikes VV,qe shume shpejt po ju del boja kush jeni ju,te kercenosh nje Gazetare te Mrekullueshme si ZJ Kimete,sic bete dhe me Gazetaren tjeter Sharra,qe e rrahet ne parking.Hu jeni Kafshe Terroristash qe merreni me Femrat Gazetare,dhe i kercenoni,dhe i rrihni se po ju prekin Zeusin Albin.Munt te me japesh shpjegim moj Chosa pse qeveria Kurti i preu dje Kontributin e pensionit,luftetareve te shqiperise qe erdhen dhe u vrane dhe u Sakatosen ne Ndihme te popullit te Kosoves,kundra Serve qe ju Shqiptaret e Kosoves te gezoni lirine e shumepritur,dhe tani Qeveria Kurti i pret Pensionin e Luftes,qe eshte nje e drejte Nderkombetare,ka mbi 100 vjecar qe e marrin akoma pse kane qene ne luften e dyte boterore.Si ke goje moj Vjosa,flet per gazetat ne Shqiperi,hape moj Gazetan Bota Sot,me ca Analista Bytyqi,Mehdiu,Shahu qe nuk lene Rrena dhe Maskaralluqe pa thene per ne te Shqiperise dhe Kryeministrin e saj.Mos u hapni shume ju te VV ,se kshu si keni nisur ju jeni tipik nje Levizje Fashiste,dhe fashizmi ne Shqiperi urrehet,moj ZJVjose,nuk e di per ju andej nga Kosova,por per ju te VV ju them:Sa per sa kohe Albini dhe Presidentja juaj Takihet dhe puthet me Kryekriminelin shqiptar Sali Ram Berisha,me Kryehajdutin Ilir Meta,dhe me Spiunin e Heronjve te UCK Lukezim Basha,be ketu ne Shqiperi nga e keqja me e madhe do shkojme me Edin jo se eshte i mrekullueshem,ka gabime por ama Punon si kale,dhe populli kete shikon moj Vjosa ,punen dhe jo gunen.Kerkoji falje ZJKimete per shkrimin dhe fyerjet e panumurta,se nuk i meriton nje Gazetar qe ju hap syte para nje te Keqe te madhe,e keni para syve dhe nuk e shihni.Edhe Gjermanet e shihnin Hitlerin si Jesus,edhe Italianet e shihnin Musilinin si Jesus,mos e shihni dhe ju te kosoves Albinin si Jesus,jane thjeshte Gojatore te mrekullueshem qe i fusin trute e Gamorit popullit te tyre,dhe me se shumti Rinise.Mos u merrni me Qeveritaret,ato vjedhin ,mushin xhepat e tyre ,dhe ikin ,kurse Gazetaret jane thjeshte Rrogaxhi,prandaj Rrespekt per njerez si Kimetja qe mundohet tju hapi syte.Turp per ty vjosa,dhe shume prej Analistave dhe Gazetareve te Gazetes Bota Sot ne Kosove,qe eshte plotesisht nje Gazete e poshter dhe e felliqur qe mundohet te nxise nje percarje te tmerrshme ndermjet Shqiptareve nga te dy anet e kufirit,,dhe kjo ne demin me te madh eshte per ju te Kosoves,Shqiperia per veten e saj eshte Shtet i bjohur nga e gjithe Bota,me nje ze qe i ndigjohet,per aq sa na takon,dhe doni apo nuk doni ju te VV eshte shteti Ame,pa Shqiperi ,Kosova do ishte harruar nen Servi,prandaj dilnin ne Fushe she bejini thirrje Hajduteve Qeveritar,ti japin Urgjentisht Pensionet e UCK Heronjeve fjalepake shqiptar te Shqiperise Nene.Tung trime Viosa,dhe jo kercenime te lutem.

  35. emigranti says:

    Shpif, shpif se dicka do te mbetet.
    Kimetja po zbaton me se miri udhezimet serbe.
    Akuzon per te korruptuar qeverine me te paster qe ka pasur Kosova.
    Dhe kujton se me histerine ndaj qeverise Kurti do te ndalni mbledhjen e fondeve per perparimin e Kosoves dhe sipas jush keto para te emigranteve duhet te shkojne si deri tani ne bankat e huaja qe jane ne Kosove dhe prej ketu jashte Kosove
    Vazhdo Kimete sipas udhezimeve qe te kane dhene se keshtu po ja nxjerr me mire bojen vetes.

  36. popull matyf says:

    Kukumjaçke je ti Vjollca al ” pidhja'” bravo KIMETE. edhe shqiprija po vuan nga banditet qe u pasuruan ne 31 vjet ; bandite e PD,PS , eLSI e + partiçkate vogla qe mbijne si ferrat e bajne kalicjon e 3 motrat bushtra .

  37. Juliano says:

    Z. Kimete gjithmon e kam lancuar si femër me bosens për atdheun e saj. Femër qe duhet mbështetur, sepse ka vizion dhe kurajo, për ti pare gjërat ashtu sikur jane dhe për ti transmetuar tek masa popullore me origjinalitetin e problemit. Ka te drejte kur flet për kapjen e pushtetit nga albini e deri tek njerez qe nuk i kane dhene kosoves por vetem i kane marre. Albin Kurti, i pari dhe i fundit politikan qe do mbahet mend ne shqiperi e ma gjan si, njeri i komploteve me personazhe te perfolura per krimin si berisha, ku sebashku thurnin plane deri aty sa, Albini u fut ne zgjedhjet e një shteti për të percare . Sigurisht ket te drejte lirie ja dha kryeminstri rama, sepse po te ishte koha e berishes, kurti do pësonte fatin e Remzi Hoxhës. Kosova shum shpejt do shikoje frutet e kurtit, kur sot eshte kundra për cdo gje qe behet dhe realizphet nga kry/ministri rama. Ky zullap bashkë me haradinajn, si fanatikë te njerezve te ku amerika u ka mbajtur qendrim, vijne e angazhojne njerez për veprimentari dashakeqe ne shqiperi. Rasti i dragovicit, ishte hspur dhe organizuar nga kurti e haradinaj, ku kamikaze te tyre bejnë presion se do vijnë dhe do godasin me shishe per te prishur festen ne nje tok dhe shtet me ligjet e veta. Keta jane destabilizues ku me kurrizin e te tjereve duan dhe therrasin për gjak, kur në një kohe flitet dhe organizohet për te kënduar dhe festuar. Njerez qe vijne për qellime shkaterruese dhe urdheruese te deshirave te tyre, duhet ndaluar hyrja ne shqiperi, ashtu sikur e kane plot shtete ne legjislaturen e tyre.

  38. Prishtine says:

    Deri dje moj Kimete bajshe be ne kry te Albin Kurtit. Bile publikojshe fotografi te vjetra bashk me Albinin tu e cu ne qiell. Dy jane arsyet per sulmet e tua tash,ose nuk ta ka dhan naj post ne Qeveri ose nuk e ka lan grun per ty. Moj Kimete,kerkush grun per ty se len. Kot ban fotografi me filter neper facebook per mos me kallxu rrudhat dhe defektet e tua fizike. Fillo dhe pranoje veten pik s’pari e mandej banu kinse une jam gazetare se nuk te merr kush serjozisht me ato foto me filter zbukurimi.

  39. Trebeshina says:

    Ju ka zene belaja me Albinin si neve me Saliun,desh zoti Amerika na e hoqi qafesh kermen e Vicidolit,shpresojm se dhe muti i Saliut me emrin Albin Kurti do te ket te njejtin fat.

  40. pa vlere says:

    Jepi ‘gaz’ e mos ndalo!
    Mëshoji penës e mos kurse!
    ‘luaji fenë’ e mos I mëshiro !

  41. Nik says:

    Kjo nuk eshte Kimetja e vertete por ajo e shitur!

  42. katunari i viçidolit says:

    POR BUKOSHI ME SALEN PAS VITIT 1991 HAPËN NJË BANKË NË SHQIPËRI, MË DUKET “DARDANIA BANK”.
    NUK MË KUJTOHET SI VAJTI PUNA E ASAJ BANKE PAS VITIT 1998-1999 ?

  43. Koli says:

    Ti me emrin Prishtine,lexoje cfare te kam shkruar ne nje shkrim te ZMero Baze per Albinin me emrin tim Koli,lexoje mire dhe me kthe pergjigje ne Shqip te lutem per ne Morracaket e Shqipnis qe nuk kemi as sapun per tu la,Pyetja eshte or trimi VV,ju Jeni Kosovar apo Dardan,se te dyja nuk shkojne,me kthe pergjigje te lutem,me aq Zgjuaresi sa ke nuk ta marr per keq edhe NQS shkruan me mendimet e Te Zgjuarit Zeus Albin.Please .???

  44. Shqyptari i Maleve says:

    Evropë thuhet greqisht, Europë thuhet latinisht, të dyja qëndrojnë dhe të dyja përdoren në shqip. Mos humb kohën me vogëlsira por fokusohu tek problemi. Gjithë të mirat

  45. KIM ME .M says:

    ME TE LUMTE SHOQJA QIMETE
    NDER SHOQET DOLE E PARA
    ZOTIT I LUTEM CDO DITE
    Sa ME SHPEJT TE TE SHUHET FARA
    ANEMBANE TE KA DAL NAMI
    GOPISTAT TA NDEROJNE GOPIN
    VEC KUJDES TI NGA ZAGARET
    PRAPA SHPINE DO TA NGOPIN
    MOS I QAJ HALLIN ALBINIT
    ESHTE NGA SOJI ELITAREVE
    NUK KA NGE ME TY TE MERRET
    JE BERE YLLI I GOMAREVE

    1. uhahahaaaaaa says:

      U dhim duke qare
      o CAR!

  46. Sotiri says:

    Albi Kurti – turku i ri, kokeboshi me i madh nga kosovaret! Turp dhe fatkeqesi per Kisoven dhe kosovaret se per Shqiperine i rruan bythen!

  47. Shpalosësi says:

    Argumentet dhe sharesit,
    Kimetja i shpalosi argumentet, kurse sharesit dhe simpatizantet e solipsistit dhe fantomit te Kosoves, per ta mbrojtur keqeberesin e katert Binin, dhenderrin e norvegjezeve, pas dhenderrit te Bullatoviqeve, dhe skraparlliut, i perdorin sharjet.
    Vjosa e perdori fjalet fiese ndaj Klmetes “sorre e zeze”. Une po them “lum shtepia qe te paska” oj sorra e zeze e lumit Vjosa, lum burri qe te paska oj sy verber. Argumentet nuk kundershtohen me sharje…bere une gabim apo jo? Sorrat (laraskat) i kane dy ngjyra te bardhen dhe te zezen. Po ti sa ngjyra i ke.

  48. Vjosa.al says:

    @Shpalosësi,
    E di që nuk ja vlen, por tek ty kam një shpresë, zoti Shpalosësi, meqë solle në debat nevojën e argumentave.
    Le të fillojmë me argumentat e baxhellës Kimete Berisha, e cila meqë vjen fjala, nuk është gazetare por është thjesht e punësuar në një apo disa zyra ose axhensi agjitpropi. Hamendjet se kush janë keto zyra po t’i le ty t’i bësh vetë. Axhendat e tyre gjithashtu, pasi t’u kesh hamendësuar emrin.
    Këto zyra kanë vënë në target Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij që është në qeverisje jo me shumë se 6-7 muaj, sigurisht jo për sytë e tij të zinj, as pse e ka gruan norvegjeze, as sepse e kanë kapur me presh në duar për korrupsion, as pse po bashkëpunon me Rusinë dhe as pse po saboton luftën në Afganistan.
    Albin Kurti dhe qeveria e tij janë vënë në shënjestër për axhendën e tij kombëtare, që në disa aspekte nuk përkon me gjeostrategjinë aktuale të Rajonit, le të themi është disi e parakohshme.
    Agenda kombëtare e Kurtit është e hapur dhe e thjeshtë:
    -Pavarësi substanciale për Kosovën
    -Përgatitja e programeve dhe nismave për bashkimin kombëtar.
    -lntegrimi në BE dhe në Nato.
    -Aleancë strategjike me USA-n
    -Fqinjësi e mirë dhe hapje e plotë me Shqipërinë.
    -Kontributor për paqen në Ballkan.
    -Integritet teritorial, pa Zajednicën sërbe
    -Mosndryshim i kufijve.
    -Reciprocitet në bisedimet me Sërbinë në Bruksel duke nënkuptuar në finale njohjen zyrtare të Kosovës nga Serbia.
    -Ndjesën sërbe për krimet në Kosovë dhe pranimin e dëmshpërblimeve përkatëse.
    -Luftë kundër korrupsionit në qeverisjen e vëndit.
    -Prosperitet ekonomik si bazë e mirëqënjes së shoqërisë dhe zbutjen e emigracionit të rinisë.
    Ndjesë për zgjatjen e mërzitshme.
    Duket një program i pakritikueshëm, apo jo zoti Shpalosësi!
    Do të shohin në vijim nëse Kurti do t’i përmbahet apo jo këtij programi.
    Mund edhe të thyhet, t’u nënshtrohet presioneve dhe të zbusë kërkesat sidomos ndaj çështjeve me Sërbinë ku është edhe presioni i Brukselit dhe Washingtonit.
    Mund edhe të krrimbet në korrupsion dhe t’a çojë edhe më keq në theqafje ekonominë e vëndit.
    Por i duhet lënë koha e nevojshme para se të marrim hunjtë e t’a godasim, para se të ulërijmë e baltosim, para se të shpifim dhe ndërsejmë turmat në Kosovë dhe në Shqipëri, për t’a linçuar dhe rrëzuar qeverinë e parë të Kosovës së zgjedhur nga me shumë se gjysma e votuesve, posaçërisht për axhendën e tij kombëtare dhe shpresën e goditjes së korrupsionit.
    Dhe arsye e këtij tërbimi anti Kurti, është pikërisht axhendat kombëtare dhe reciprociteti në bisedimet me Sërbinë.
    Zoti Mero Baze e ka filluar sulmin që në Qeverinë jetëshkurtër Kurtin, që përpara zgjedhjeve të fundit, gjatë dhe pas tyre dhe po e vijim perditë me editorialet pa fund, editoriale me një nivel mediokër gazetaresk dhe me etikë pa etikë, në stili berishian të goditjeve nën brez.
    Dhe në këtë histori mediash me axhenda të kapura, vjen dhe Kimetja jonë, një ushtar modest por me sjellje horri në fushën e betejës epike të çeshtjes shqiptare në Ballkan.
    Këtë rradhë detyra e Kimetes ishte shumë e ndyrë dhe perverse: të goditej fondi “Bonot eDiasporës”, të sabotohej mbledhja e parave nga diaspora për t’u përdorur në programet e rimëkëmbjes në Kosovë.
    Për Kimeten tonë nuk eshte problem perversiteti dhe ndyrësia.
    Rëndësi ka axhenda dhe paraja e turpit që vjen pas saj.
    Dhe cilat ishin argumentat e kësaj baxhelle në thirrjen e saj për diasporën për të sabotuar dhurimet?
    “T’i moj çike dhe ti or me, punon si kafshë në emigrim, pse t’ja japësh paret Albinit që i bën rrush u kumbulla për vete dhe për shokët e VetVendosjes”
    A është ky argument, hipotezë, akuzë, sentencë apo shpifje dhe hosana për linçimin e qeverisë Kurti.
    Sigurisht nuk është argument.
    Është llafe baxhellash e fallxhoresh të lagjes, vajtime kukumjaçkash mbi pullaz.
    Argumenti që ka në mëndje në të vërtetë Kimetja jonë është ai ku thotë se Albini po na izolon dhe po na le pa miq për shkak të axhendës së tij kombëtare, pikërisht ajo axhendë për të cilën edhe u votua për së dyti nga më shumë se gjysma e votuesve kosovarë.
    Kimetja jonë peshon më shumë se vullneti i Kosovës, çjerrja e saj është më bindëse se eksperiencat 10 vjeçare të diplomacisë së falimentuar ku e kanë zvarritur Kosovën përballë xhelatit sërb, i cili i mikluar nga lobet proserbe të Evropës, i sigurtë nga garancia dhe armatimet ruse deklaron me cinizëm: kurrë nuk do ta njoh Kosovën!

  49. ts says:

    O Prishtina !!!!!1 Te gjith e hangrem “sapunin per djath” me thirrjet “patriotike ” e nacionaliste te ktoj mashtrusi te shitur ! Kjo kthes e tij kunder Amerikes ,nuk di ku e ka folen ! Ju njofin mir e kta “lidera” qe ju hedh ne treg UDB ja ! Vrapi i tij , per te puthur doren antishqiptare me te madhe te historis ,turpin me te madh historik te nje populli ,qe mban ne gji gjarper ,e pranon ti vi ne shpi klyshin e tij, per ti dal ndesh kryeministrit te zgjedhur, qe pas aq vuajtjesh , e vuri atje ku esht per te shpetuar Shqiperin ,vrapi i tij pra ,esht sfid ,esht percmim ,pabesi e armiqesi qe flet hapur ! Mos u cudit o prishtinas, kur nje dit te heq ate shtatore te BILL Klintonit se do i dhembin syt ta shoh ! Ti perfaqson ate pjes te dobet ,qe me, apo padashje ,drit shkurter ndiqni e i bashkoeni ktij pedanti mendje madh te shitur, qe ne emer te patriotit te madh ju mashtroi e tani,po permbys sakrificat dhe gjakun e atyre qe luftuan per pavarsi e dinjitet ! Pa nderhyrjen e Amerikes dhe Bill Klintonit te madh ,pa zemergjersin e strehimin qe ju ben shqiptaret ,te cilet ajo kllocka i “beshtyu ne foltoren e tyre ,ju akoma rrezik se edhe shqip nuk do guxonit te flisnit ne shpit tuaja ! Nuk ka nevoj Shqiperia per ju e ska cfiton prej jush e nese i ktheni shpinen ,varin vetes i beni !

  50. Shpalosësi says:

    Vjosa. Al
    Vjosa tani komenti yt me pelqeu.
    E them kete me qe tani shkrove argumente, te cilat pjeserisht do te zbatohen. Argumenteve tuaja do t’ia bashkangjes edhe argumentet qe i dij une, por ne nje rast tjeter, te colat ti nuk i din. Qe te kuptohemi une nuk jam anetare i ndonje partie politike. prandaj nuk i mbaj veshoket e partieve politike. Veshoket kombetare per mua kane peshe me te madhe. Nese une jam i ngaterruar me gjithkend, duhet ta pyes veten nese une jam ne rregull?
    Nese une me te gjallet kam konflikte te vazhdueshme kurse te varrezat e te verareve perkulem, me çfar motivi e beje kete. Eshte per tu habitur, apo?
    Nje princeze franceze, quhej Eugenie (1870) ishte e vermja qe e tha te vertreten. “Nese nuk e dergoj popullin franceze ne lufte kunder Prusise djali im nuk do te mbetet ne pushtet”…nje mesazhe i rendesishem nga une apo jo?
    Me Respekt, shpalosesi

    1. Vjosa.al says:

      @ Shpalosësi,
      Faleminderit që zgjodhe të replikoje me komentet e mija zoti, Shpalosësi.
      E vlerësoj llogjikën tënde për të sjellë argumentimin në dialogun publik edhe kur opinionet nuk përafrohen, madje edhe kur janë të kundërta.
      Respekte dhe përshëndetje.

  51. Po de says:

    Kujdes Kimete pas fitores se Talebaneve ne Avganistan,Talebanet e Al Binit do frymzohen dhe te sulmojne se mendojne se jane te pamposhtur. Dite te veshtira po e presin kombin shqiptar ,teza e krijimit te nje shteti ALBINiSTAN nuk eshte teme tabu

  52. Qendresa says:

    Kujdes Kimete pas fitores se Talebaneve ne Avganistan,Talebanet e Al Binit do frymzohen dhe te sulmojne se mendojne se jane te pamposhtur. Dite te veshtira po e presin kombin shqiptar ,teza e krijimit te nje shteti ALBINiSTAN nuk eshte teme tabu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje