Bilushi i Metës shpjegon pse nuk flet ende Meta për afganët

16 Gusht 2021, 20:40Antena TEMA

Pas debateve të mëdha që kanë plasur në gjithë vendin për ardhjen e disa qindra afganëve në Tiranë, Bilushi i Metës ka marrë shumë komente lidhur me heshtjen e Metës për këtë çështje.

Në sqarimin e tij, Bilushi thotë:

“Të dashur miq!

Nuk është e vërtetë që Meta është nisur nga parimi që heshtja është flori.

Në këto momente të vështira për Afganistanin, ai nuk mund ta ketë mendjen tek floriri.

Ai po pret një reflektim të SHBA dhe një kërkim ndjese nga ana e saj, lidhur me qëndrimin ndaj tij.

Ai është ndjerë i fyer që SHBA i ka kërkuar Ramës dhe Bashës të shprehen për këtë çështje, dhe atij nuk i ka kërkuar asgjë.

Kjo është fyerje.

Edhe ai do të jepte kontributin e vet, sikur të ishte pyetur.

Por meqë nuk u pyetëm për emigrantët, duhet të pyeteshim për presidentin.

Presidenti i arratisur i Afganistanit mendohet se ka shkuar në Taxhikistan, duke marrë me vete dhe shuma të mëdha parash.

Ai duhet të vijë në Shqipëri.

Presidenti do t’iu kërkojë autoriteteve amerikane ta ekstradojnë atë në Shqipëri, pasi një president nuk mund të lihet rrugëve me gjithë ato para.

Presidenti është gati ta mbajë atë në shtëpinë e vet, ndryshe nga Edi Rama që po i fut në konvikte dhe godina biznesi, afganët e tjerë.

Si president i vendit, atij i takon të strehojë presidentin e vendit dhe për këtë ai ka treguar gatishmëri.

Në momentin që ia konfirmojnë, ai do të shprehet pastaj rreth asaj që ka ndodhur.

Por nuk mund të flas nëse SHBA nuk i sjell presidentin e arratisur në shtëpi dhe pas bisedës me të, të mbajë një qëndrim”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje