Pas asaj që i ndodhi një personazhi të njohur të shoë bizz-it shqiptar, Angela Martini, të cilës ja arrestuan burrin ndërsa pushonte me të në ishujt e Greqisë, Bilushi i Metës vendosi t’i dërgojë një letër Karminës dhe ta këshillojë të mos postojë foto nga ishujt e Turqisë, se kushedi kë mund të vërë në lëvizje:
“E dashur Karmina!
Po jetojmë kohë të vështra.
Shumë rrugë në SHBA dhe në Europë na janë mbyllur.
Natyrisht që kemi dëshirë për pak pushim dhe relaks.
Por ajo që ndodhi me Anglea Martinin sot është e rëndë.
Ti e pe se si shkuan ja morën burrin në ishuj dhe e gjetën vetëm nga postimet e saj në Instagram.
Ndaj të këshilloj që shijoji pushimet në Turqi, apo Qipron turke, po deshe, por mos posto foto.
Ti e di që Edi Rama i merr ato foto ia çon Sorosit, ai ia çon CIA-s, ata ia çojnë FBI-së dhe bëjnë ndonjë operacion sa për t’u prishur terezinë.
Kanë ardhur kohë të vështira dhe duhet ruajtur privatësia, pasi po të panë ty në foto, e dinë që është dhe burri jot dhe pastaj shkaktohen debate.
Aq më keq që tani dhe demokratët janë të mërzitur se e kishin llogaritur për plazh këtë verë dhe u është kthyer në ferr.
Kur shikojne qe ti ben qejf, natyrisht nuk ndjehen mire.
Të lutem bëj kujdes me fotot.
Sa më pak foto, mos identifiko vendin dhe mbi të gjitha mbaji privat.
Nuk i dihet nga të vjen e keqja në këto kohë”.