Historia e kafenesë së parë në Tiranë, që frekuentohej nga elita e kohës, politikanë, ministra, por edhe të huaj

16 Gusht 2021, 11:54Lifestyle TEMA

Kafe “Kursal” ishte një ishull evropian i Tiranës së viteve ’30, si për nga arkitektura e arredimi, po edhe për shërbimin e lartë!

Ndodhej aty ku kryqëzohen rruga e Durrësit dhe e Kavajës, pranë ish-Parlamentit (sot Teatri i Kukullave).

Emri i kafenesë nuk na thotë asgjë në shqip, por po të mendohemi pak, Kursal gjen gjegjësin e vet “kuursaal” të gjermanishtes, që në Evropën veriore përdoret për banjat termale dhe mjediset kurative lidhur me to.

Sigurisht, Kursali ynë nuk ka asnjë lidhje me kuptimin fillestar të fjalës. U ndërtua në fundvitet ’20 dhe ishte një ndërtesë njëkatëshe, me dy kulla në pjesën perëndimore, të stilit japonez.

Lokali frekuetohej kryesisht nga elita e kohës, politikanë, ministra, deputetë, intelektualë, por edhe personel i huaj, i akredituar në kryeqytet, si dhe tregëtarë, vendas dhe të huaj.

Në vitin 1938, në kafe “Kursal” u hap një sallon i veçantë për shkollë vallëzimi modern nga prof. Stathi dhe në mjediset e tij janë hapur ekspozita pikture të artistëve shqiptarë.

Pas Luftës II Botërore u rrafshua si trashëgimi borgjeze, duke rrafshuar, simbolikisht, edhe atë çikë kurim shpirti që mund të gjenin frekuentuesit e barit në kohën e rendit të ri politik që po agonte.

Në imazhin e kësaj kartoline që ruhet në Fototekën e Arkivit Qendror Shtetëror duket Kafe Kursal, fotografuar nga tarraca e ndërtesës së dikurshme të Bashkisë së Tiranës.

Aeroplani mbi të është montazh artistik, për t’i dhënë pamje idilike-moderne peizazhit të qytetit.

7 komente në “Historia e kafenesë së parë në Tiranë, që frekuentohej nga elita e kohës, politikanë, ministra, por edhe të huaj”

  1. Kursal says:

    Kush eshte ky ttaleban qe ka shkruajtur kete copezde per kafen me te famshme ne shqiperi?Se paribkafe kursal nuk kaqene prane teatrit te kukllave te sotem por i pozicionuar ne fund te dy rrugeve kryesore te Tiranes,Rruga e Kavajes dhe ajo e Durresit,dhe prrfundonte bashke me bahhcen e saj midis ish Bashkise se Tiranes dhe Bankes Kombetare.Se dyti nuk eshte rrafshuar pas clitimit te vendit.Bile ne vitet 60te pati marre nje hop te papare,sa trupat diplomatike te akredituar ne Tirane e frekuentonin shume kete lokal fantastik se fundi lokali u shkaterrua ne vitet 80, me ndertimin e kompleksit te sheshit(sipas nje stili arkitekture jashte kushteve e kerkesave per modernizimin e Tiranes)dhe ngritjen e monumentit te famshem te diktatorit.Mos shkruani per te shkruajtur se populli ka rekorde!!!

    1. Ina zogu says:

      Faleminderit per shkrin tuaj ku permendet dhe gjyshi im Dhimosten Stathi ishte nje artist 100% me kthyet ne kujtimet e femirise dhe muziken e gramafonit te atyre viteve po nderkoh kujtoj me pikellim se nuk arriti te jetonte me artin e tij nje njeri fisnik me konservator ? ndoshta ne vitet e gabuara ku arti i tij ishte teper estravagant per masen e popullsis injorante ?

  2. Kujtesa says:

    Kursali ka qene afersisht aty ku ka qene busti i Enverit. Ke qene ne forme trekendeshe me majen nga sheshi dhe quhej “Lulishte 1Maji”. Ka qene Birrari me qofte, berxolla, akullore.. Pastaj “1 Maji” u shperngul tek te perndjekurit tek disheza tek biblioteka e vjeter. Me kane cuar prinderit ne vitet 65-66. Aty kishte edhe piste vallezimi ku kercehej.
    Pastaj……..erdhi buldozeri !

  3. Pezaku says:

    Fuat Halimi izhte pronari qe e ndeftoi.

  4. Beno says:

    Para se te prishej diku nga vitet 70, tek ndertesa e kafe Kursalit ishte dhe nje zyre adresash per Tiranen qe me siguri babai i ketij palo gazetari ka pyetur per adresen e ndonje miku nga fshati i tij.
    Ne kohen kur kinezet ndertuan godinen e Ekspozites Kineze qe me vone u quajt “Shqiperia Sot” (ku ishte salla e portokallise), u prish dhe grupi i ndertesave ku ishte kafe Kursal dhe u ndertuan ca si kioska te medha ku shiteshin produkte te ndryshme.
    Po kur do mesojne keta muter “gazetare ” qe kur shkruajne nje artikull te pyesin njerez te asaj fushe apo te remojne ne arkiva se ka plot e ne kete rast te pyesnin nje arkitekt te pakten se ka plot te tille qe ta shpjegojne si duhet dhe jo si ky lopa gazetar.
    Turp.

  5. Dimosteni says:

    Po te veçosh gazetarin e shkelqyer, zotin Mero Baze, stafi i tij i gazetes duket qe perbehet nga njerez te pakulturuar, te shkujdesur, neglizhente, nivele gramatikore te shqipes nga me te ultit, pertace informative dhe pa ndjenja estetike. Shkrimi mbi Kursalin i permbledh te tera keto qe thashe.
    Dhe stafi eshte nje minus i rendesishem edhe per vete Meron.

  6. katarakti says:

    Kafe Kursali ka ekzistuar deri në vitet ’65 – ’66. Pranë tij ndodhej Gastronomi si dhe dy pompa benzine ngjyrë të kuqe. Emri Kursal përdoret edhe sot në Hollandê, Gjermani, Belgjikë për diskot, kafanetë shik apo hotelet e klasit të parë. Qê andej ka qënë kopjuar edhe nê Shqipëri. Ndërsa ekspozita kineze ose Shqipëria sot ka qënë pranë Lanës! Pranë Kursalit gjendej ndërtesa e bashkisë së vjetër të Tiranës, e ndërtuar me shumë stil nga italianët, anash saj ndodhej një WC publike dhe reklamat e filmave të rinj. Pak metra më tutje ekzistonte edhe hotel Çajupi. Tê gjitha u prishën për t’i lëne vendin Muzeut Kombëtar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje