Pas përpjekjes së dështuar për zjarrëvënie të një prej shtëpive simbol të Tiranës, të quajtura “Sarajet”, Bilushi i Metës ka një sërë dyshimesh për këtë krim:
“Të dashur miq!
Djegia e Sarajeve është e qartë që bëhet për t’i dhënë fund mosmarrëveshjeve mes pronarëve të Sarajeve dhe hapjes së rrugës për ndërtim.
Por ajo që presidenti Meta ka dyshim, është më e thellë.
Ju e keni parë muajt e fundit se Jari ka qenë kritiku më i fortë i Lulzim Bashës dhe ka qenë shumë i strukturuar në sulmet ndaj Bashës.
Madje dhe fjalori i tij ka qenë shumë i strukturuar, sikur ia kishte shkruar Edi Rama.
Presidenti Meta ka pasur qysh në fillim dyshimet se ai ishte lidhur me Edi Ramën dhe po përpiqeshim të kuptonim se me se do ta shpërblente Rama.
Tani është e qartë.
Rama i ka premtuar atij leje për kullë tek Sarajet e gruas, në shpërblim të sulmeve ndaj Bashës dhe opozitës në përgjithësi.
Kjo na ka bindur se tentativa për djegie ishte një veprim i koordinuar mes Qeverisë, Bashkisë dhe Jarit, me qëllim që ai të shpërblehej.
Fakti që Sarajet nuk u dogjën, është po lojë e Qeverisë.
Qeveria kishte lënë gati zjarrëfiksen dhe policinë aty, që sapo të vihej zjarri, ta fikte menjëherë.
Kjo tregon se ata duan ta përdorin akoma më shumë Jarin kundër Lulit, duke mos e lënë ta djegë me herën e parë.
Pra plani është i qartë.
Ata po e joshin Jarin t’i djegë Sarajet duke e lëshuar kundër Lulit.
Nga ana tjetër Lulit i thonë nuk e lamë ta digjte, duke e mbajtur dhe atë me shpresa.
Sarajet po shkatërrojnë opozitën, ndaj duhet një hetim i thellë nga SPAK”.