Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, ka publikuar disa foto me anë të cilave vërtetohet se luksi, dhe sportiviteti nuk kanë munguar as 100 vjet më parë.
“100 vjet më parë statusi shoqëror dëftehej prej një liste të mirëpërcaktuar elementesh, ku nuk mungonte automobili, objekti që zhvilloi jo vetëm industrinë dhe ekonominë botërore, por edhe nxiti komunikimin dhe njohjen e njerëzve mes tyre.
Automobili ende mbetet pjesë e listës së objekteve që duhet të zotërojë edhe njeriu pas-modern, por ka kaluar, dalë nga dalë, nga mjet luksi, në mjet të domosdoshëm pune.
Megjithatë, prakticiteti i automobilit mbetet jo fort i lakmuar, teksa mjete të tjera lëvizjeje, më elegante, po mbushin rrugët: monopatinat me motorr elektrik.
Përditë shohim trafikun, zakonisht të dendur, të rrugës Asim Vokshi në Tiranë, ku ndodhet Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, dhe përfytyruam si do të dukej kjo rrugë në dy kohë: në vitet 1930-40 (kohë kur është ndërtuar dhe ndërtesa jonë), dhe në ditët e monopatinës”, shkruan ajo.
eeeeej cfar lluksi hej
shiten gamort e blen makina
Lluksi i Tirones thote , si kandahari. Shallvare, perce , teneqexhi dhe salep
Per mendimin tim keto foto mund te jene shkrepur ne Rome. 7 vetura nuk mund kurrsesi indikatore mireqenieje! Per cdo makine qe qarkullonte ne Shqiperine e asaj kohe egiztonin 1000 gomere, dhe 10000 qerre si mjet qarkullimi
Po kur thone jam Tirons, elite gjoja…sa qesharake i tingellon nje Shkodranit ?
Tironsit kane pas monopatina elektrike, para 100 vitesh!!!!
Tiransit jane pergjithsisht liberale dhe indiferente. Nuk jan shquar per zhvillim. Tirana u be kryeqytet ne 1920 dhe si kryeqytet mori zhvillim nga te gjithe qe erdhen. Eshte njesoj sic u zhvillua SHBA. Pra jepi ate qe i takon tiransve. Rronin me keq se katundet dhe ishin te prapambetur. Shkurt, mireqenia ka qene nje pjate me fergese e mbytur me vaj dhe hasude. Kjo tregonte sa barkbosh ishin qe hanin gjera me shume vaj per te qene te ngopur. Mirqenie?! Shikojini shallvaret burrave dhe citjanet grave.
E ke me te thonme kush e zhvilloi jugu apo veriu
O me, timon anglez dhe atere?!