Ushtarakja rrezikon 5 vite burg, iu dha kolegëve kek me kanabis

19 Gusht 2021, 22:40Lifestyle TEMA
Ushtarakja rrezikon 5 vite burg, iu dha kolegëve kek me kanabis

Një ushtare në Kanada rrezikon të dënohet me 5 vite burg pasi iu dha kolegëve të saj kek me kanabis gjatë disa manovrave ushtarake me armë të vërteta.

Bombardierja Chelsea Cogswell u shpall fajtore për drogimin e 8 kolegëve të saj si dhe për sjellje të papërshtatshme në radhët e ushtrisë.

Ushtarët u ndjenë të droguar dhe konfuzë ndërsa mbanin armët pasi konsumuan ëmbëlsirat e ofruara nga Chelsea dhe raportuan për situatën.

Gjykatësja ushtarake Sandra Sukstorf u shpreh se u gjetën prova të pakundërshtueshme se Chelsea Cogswell iu dha kekët me kanabis ushtarëve të tjerë në mënyrë të vullnetshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje