Oficeri vdes duke shpëtuar vajzën e mikut të tij që po mbytej në det

19 Gusht 2021, 19:30Lifestyle TEMA

Një oficer hero i RAF vdiq pasi shpëtoi vajzën e mikut të tij në deti pasi kishin shkuar të gjithë të pushonin në një plazh të quajtur Goja e Ferrit.

Rreshteri Stephen Hulsmeier, 47 vjeç, u zhyt në ujë për të shpëtuar vajzën, por sipas hetimeve, ai vdiq dhe u nxor në breg.

RAF i ka dedikuar një shkrim rreshterit i njohur si Hulzi i cili punonte si inxhinier avioni në Brize Norton, ku thuhej:

“Me trishtim të madh ju njoftojmë për vdekjen e rreshterit Stephen Hulsmeier të premten më 6 Gusht pas një aksidenti tragjik gjatë pushimeve me familjen dhe miqtë e tij. Steve i njohur si Hulzi për miqtë e tij të shumtë ishte një inxhinier i njohur i avionëve dhe gjatë shërbimit të tij 23-vjeçar ai punoi në shumë skuadrone dhe stacione”.

RAF thotë se gruaja e tij Becky dhe djali i tyre po marrin mbështetjen maksimale. Mjekja që mori çështjen e rreshterit tha se ai u përball me vështirësi në valët e ashpra.

Vajza e shokut të familjes u shpëtua, por ai u mbyt në ujin famëkeq. Një ekip që përfshin rojet bregdetare, policinë dhe ndihmës-mjekët, si dhe anëtarë të publikut u përpoqën për dy orë për të ringjallur rreshterin pasi e nxorën nga deti.

1 komente në “Oficeri vdes duke shpëtuar vajzën e mikut të tij që po mbytej në det”

  1. Labi says:

    Oficeri shqiptar Qe shkruani per kete reshterin amerikan mire beni Poooor asi nuk shkruajti asnjeri per Majorin shqiptar I ndjeri E Myrku i cili la te vetem ne breg dy djemte e tij te vegjel dhe u fut ne det per te shpetuar nje pushues kosovar dhe nga sforcimi i pushoi zemra per gjithmone Kur do kujtohemi ne per heronjte tane Apo varja se nuk jane te huaj dhe nuk kane vlere,,????? Turp per kete shoqeri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje