Shënohen 3 viktima nga mbytja në det, brenda 10 minutash

22 Gusht 2021, 12:27Sociale TEMA
Shënohen 3 viktima nga mbytja në det, brenda 10 minutash

Tre persona kanë humbur jetën nga mbytja në det në vendin tone vetëm gjatë paradites së sotme.

Një 59-vjeçar i identifikuar nga policia me iniciale H. H. është mbytur rreth orës 11:15 të ditës së sotme në plazhin e Velipojës.

Ndërkohë dy persona janë mbytur në plazhin e Spillesë. Policia njofton se bëhet fjalë për dy të moshuar; M. M., 79 vjeç dhe C. M., 78 vjeç. Ata kishin ardhur me pushime  nga Maqedonia e Veriut.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:25, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

3 komente në “Shënohen 3 viktima nga mbytja në det, brenda 10 minutash”

  1. Lani says:

    Me siguri qe rojet e plazhit kane qene pushim si dite e djele qe eshte. (Apo s’ka fare?)

  2. Eleni Dushi says:

    U prehshin në paqe, por ç’kërkojnë 70 vjeçarët në det, more aman ?
    Problemet shëndetësore të kësaj moshe, nuk të lejojnë që t’i plotësosh vehtes çdo dëshirë.

  3. Durrsak says:

    80 vjec, nga maqedonia, sdine as not e futen ne det. Ok injoranca ska brire, ligji darvinit ben te veten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje