Beyonce dhe Jay Z kanë pozuar për brandin e njohur të bizhuterive “Tiffany & Co”.
Kjo nënkupton zbukurimin e Beyonce-s me diamantin 128.54 karatësh “Tiffany Diamond”, bizhu e mbajtur më parë vetëm nga tre persona (një prej tyre Audrey Hepburn), së bashku me një mori bizhuterish të tjera luksoze.
Diamanti i paçmueshëm “Fancy Yellow” me një zinxhir të gjatë të zbukuruar me mbi 100 karat diamante në vetvete duket mbreslënës në qafën e Beyoncé, teksa ajo pozon për fushatën e re të “Tiffany”.
Gjerdani përputhet me unazën po në ngjyrë të verdhë, ku diamanti 22 karat kombinohet aq bukur me veshjet plot diamante që Beyonce mban në foto.
Çifti shfaqet i veshur i gjithi në të zeza dhe Jay Z pozon në krah të këngëtares ku në xhepin e kostumit të tij dallohet një karficë e ideuar nga Schlumberger, një nga argjendarët më të njohur të shekullit të 20-të.
Ai mban një palë mansheta me diamant, një karficë të gjithën në platin shoqëruar me nje set unazash fejese, krjimi më i fundit i Tiffany për meshkuj.
“Beyoncé dhe Jay Z janë mishërimi i një historie moderne dashurie ”, tha Alexandre Arnault, nënkryetar Ekzekutiv për Komunikimin. “Si një markë që ka theksuar gjithmonë dashurinë, forcën dhe gjetjen e vetvetes, ne nuk mund të mendonim një çift më të përshatshëm.”, ka përfunduar ai.
7-Beyonce