Si Putin u bë agjent i fshehtë i KGB në moshën 23-vjeçare dhe u martua me Lyudmilan

29 Gusht 2021, 10:39Politika TEMA

Një dokumentar i publikuar nga BBC në maj të këtij viti, tregon rreth jetës së presidentit rus Vladimir Putin, se si ai u bë agjent i fshehtë i KGB dhe si u njoh me bashkëshorten e tij Lyudmila.

Në dokumentar thuhet se trajneri i tij i xhudos e nxori nga jeta e rrugës dhe ai u bë një luftëtar i apasionuar. Ata që merrnin të rinjtë për t’u bërë pjesë e KGB vëzhgonin ata që merreshin me këto lloj sportesh në Bashkimin Sovjetik.

Nuk ishte sekret që Putin ëndërronte të bëhej agjent sekret. Ai ëndërronte të bëhej si Stierlitz, i cili konsiderohet si versioni rus i James Bond. Ai ishte një film shumë i rëndësishëm për Putin. Ai ishte 21 vjeç kur doli “Seventeen Moments of Spring” dhe u bashkua me shërbimet e fshehta pikërisht dy vite më vonë, në moshën 23-vjeçare.

Për një agjent ishte e rëndësishme të kishte një martesë të lumtur. Kur u njoh me gruan e tij Lyudmila, ai nuk i tha kurrë asaj se ishte agjent i fshehtë dhe se punonte për KGB. Putin i tha asaj se punonte për policinë.

Ai testoi karakterin e saj duke i dërguar miqtë e tij për ta ftuar në takim. Por ajo i refuzoi të gjithë duke thënë se kishte një të dashur, Vladimirin. Kjo i mjaftoi atij për ta kuptuar se ajo e pëlqente vërtetë duke vendosur të martohet me të.

9 komente në “Si Putin u bë agjent i fshehtë i KGB në moshën 23-vjeçare dhe u martua me Lyudmilan”

  1. Gjuha says:

    si putin = ashtu si putin
    si u be = ne cmenyre
    mesoni shqipen natyrale shpellare!!!

  2. Gjuha says:

    si putin = ashtu si putin
    si u be = ne cmenyre
    mesoni shqipen natyrale shpellare!!!
    pra si u be putin …..

  3. Gjuha jone sa e mire says:

    si putin = ashtu si putin
    si u be = ne cmenyre
    mesoni shqipen natyrale shpellare!!!
    pra si u be putin …..

  4. Komunisti i papenduar says:

    Mos te bejne prova te tilla ne Shqiperi , se do ngelen pa gra.

  5. tonia says:

    Nuk e kuptoj se kujt dhe perse i sherben ky njoftim.

  6. Shaqo says:

    Ai, o trapa te gazetes, qe merrni persiper te thoni dicka “sensacionale” sipas jush, u shkollua per oficer zbulimi e k/zbulimi, shkelqeu me zgjuarsine e mprehtesine e tij kudo ku sherbeu, dhe ja ku e keni sot.
    Ishte oficer i KGB dhe jo agjent i KGB.
    Si me nivel te ulet intelektual qe jeni, ngaqe nuk keni lexuar gje, nuk jeni ne gjendje te beni diferencen.
    Nuk e di si ju mban Merua ne pune; gramatiken, si Luli arithmetiken, nivelin intelektual, teper te ulet, jo kalues.

  7. Paqi says:

    Me mire te shkruani si u be diktator do keni me teper lexus.

  8. Albanian till I die says:

    @ Shaqo….100% dakord me ty…

  9. lato says:

    Tregoju o Shaqo capaculeve te dhimokracise te verteten,se keta duan sensacione si neper filma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje