Rrëfimi prekës i gruas afgane të strehuar në Shqipëri:  Ka raste në jetë kur ndihesh fajtor që po jeton

30 Gusht 2021, 14:26Sociale TEMA

Ghazaal Habibyar është një ndër afganët e strehuar në Shqipëri, së bashku me bashkëshortin dhe tre fëmijët e tyre. Aktivistja kujton tmerrin përpara se të largohej nga aeroporti i Kabulit dhe është e shqetësuar për qytetarët e tjerë që janë ende në rrezik nga talibanët.

“Ka raste në jetë kur ndihesh fajtor që po jeton. Ata mund të kishim qenë, padyshim”, tha ajo për The Associated Press.

“Ata njerëz që kanë humbur jetën, ata kanë pasur familje, ata janë njerëz shumë të rinj”, shtoi ajo.

Aktivistja në fondacionin Shoqëri e Hapur, Habibyar ka qenë e detyruar të studiojë në Australi, pasi sjellja e talibanëve kundrejt gjinisë femërore ia ndalonte këtë të drejtë.

Por, ashtu siç u kthye pas studimeve në vendin e saj kjo mbetet ëndrra më e madhe, të rikthehet ne Afganistan dhe të ndihmojë në rimbëkëmbjen e tij.

Ky është edhe premtimi që kërkoi prej djalit të saj, Hamza, 6 vjec, kur avioni u ngrit. “Unë i thashë se do më bësh një premtim: të studiosh, të jesh dikush dhe të kthehesh,” shtoi Ghazaal.

Banorët janë të shqetësuar se vendi mund të zhytet në kaos, ose talebanët mund të ndërmarrin sulme hakmarrëse kundër atyre që punuan me amerikanët ose qeverinë.

Shumë njerëz gjithashtu kanë frikë se talebanët do të rivendosin rregullat e ashpra të ligjit islamik, siç bënë kur kishin pushtetin nga viti 1996 deri në vitin 2001.

2 komente në “Rrëfimi prekës i gruas afgane të strehuar në Shqipëri:  Ka raste në jetë kur ndihesh fajtor që po jeton”

  1. Ceni says:

    Po je kunder ligjit islamik hiqe shamine dhe hidhe ne kosh te plehrave. Keshtu nis lufta per lirine e gruas, jo duke u mbuluar dhe duke qare. Perendimi e fitoi lirine kur feja u nda nga shteti.

  2. ?????? says:

    ??????..bote e poshter njerez te poshter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje