Ministri Vitia apel qytetarëve: Mos zgjidhni vaksina, por vaksinohuni sa më parë

31 Gusht 2021, 16:40Rajoni TEMA

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia në një koferencë për mediat u bëri thirrje qytetarëve të vaksinohen kundër Covid-19 sa më parë dhe të mos zgjedhin llojin e vaksinës.

“Edhe një herë ju bëj thirrje që të mos zgjedhim se cilën vaksinë ta marrim në një situatë si kjo. Me rëndësi është që të vaksinohemi sa më parë”, tha Vitia.

“Ne jemi i vetmi vend në rajon që kemi administruar vetëm vaksina të aprovuara nga Agjencia Evropiane e Barnave dhe Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së”, shtoi ai.

Kosova, në muajin maj ka nënshkruar kontratë me kompaninë farmaceutike amerikane Pfizer për sigurimin e mbi 1 milion vaksinave kundër koronavirusit.

Dërgesat nga Pfizer arrijnë në Kosovë çdo javë.

“Në tremujorin e tretë në të cilën gjendemi, nga kontrata bilaterale me Pfizer-in në total do të vijnë 622,000 vaksina – një pjesë tanimë ka arritur gjatë muajve korrik dhe gusht”, tha Vitia.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, deri të martën në Kosovë janë dhënë mbi 825,000 vaksina kundër koronavirusit. Në total, 276,890 qytetarë janë vaksinuar me nga dy doza.

1 komente në “Ministri Vitia apel qytetarëve: Mos zgjidhni vaksina, por vaksinohuni sa më parë”

  1. dante says:

    Cfar thote ky cjapi, kur Edi Rama ju thoshte hajde vaksinohuni ju nuk pranonit tani ne ferr shkofshi por ju te qeverise se ndyre jo populli i shkrete,… Plera te trash qe talleni me popullin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje