Revoltohet Blendi Fevziu: Është e patolerueshme që kanë përjashtuar Agron Shehajn. Lindita Nikollën e vuri Rama për balanca fetare

2 Shtator 2021, 21:10Politika TEMA

Blendi Fevziu thotë se brenda Partisë Demokratike mungon fryma opozitare.

Sipas tij, gjërat nuk po funksionojnë siç duhet brenda PD-së. E në këtë pikë, Blendi Fevziu përmendi edhe emrin e Agron Shehajt, për të cilin tha se është lënë në hije pas kritikave që i bëri kryedemokratit Lulzim Basha.

Mendoj që fuqizimi i PD është një nevojë kombëtare për Shqipërinë për arsye se një vend ku opozita është e dobët e lejon qeverisjen të bëjë ç’të dojë. Ka diçka në PD që mesa duket nuk po funksionon. 

Duhet sikur nuk ka një frymëzim për opozitën. Duket sikur disa gjëra që janë sa për të larë gojën. Partitë janë vende ku partitë kanë orientim politik. 

Në PD vura re që nuk ekziston emri i Agron Shehaj. Pse? Sepse ka kritikuar kryetarin  partisë. Kjo është e patolerueshme. Në një parti nuk mund të mendojnë të gjithë si ushtarë. Në opozitë çdo zë i mundshëm antiqeveritar duhet futur brenda”, tha ndër të tjera Blendi Fevziu.

Ai tha se zgjedhja e Lindita Nikollës në krye të Kuvendit nga ana e Ramës është kalkuluar si një lëvizje për të ruajtur balancat gjeografike, gjeopolitike dhe fetare brenda Shqipërisë.

Sipas Fevziut, legjislaturën e kaluar ka ndodhur një rast i paprecedentë ku tre drejtuesit e institucioneve më të larta në Shqipëri ishin nga jugu.

“Nuk e di se cili ka qenë kalkulimi që ka bërë Rama për këtë çështje, por në gjykimin tim nëse do të jetë i tillë do ishte diçka që ndikon pozitivisht, është që në mandatin e kaluar Shqipëria ka pasur një rast të paprecedentë në historinë e saj që presidenti, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit ishin të tre nga jugu. 

Rama vjen nga zona e bregut dhe e Durrësit. Meta nga Skrapari dhe Ruçi nga Tepelena. Veriu ishte i papërfaqësuar dhe kjo i dha një kosto Ramës në zgjedhjet e fundit. Është normale që një katolike, nga veriu, që përfaqëson në besim fetar ndryshe nga ai që kanë pasur drejtuesit e tjerë dhe që po ashtu është me origjinë nga veriut, është dhe grua, të zgjidhet. 

E shoh si një lëvizje për të ruajtur balancat, gjeografike, gjeopolitike dhe fetare brenda Shqipërisë. Në gjykimin tim. Mbase kryeministri ka pasur një kalkulim tjetër. Shqipëria ka pasur gjithmonë një balancë, madje edhe në kohën e Enver Hoxhës. Kishte një balancë. Rrallë ka ndodhur që të kishte një drejtim”, tha Fevziu.

15 komente në “Revoltohet Blendi Fevziu: Është e patolerueshme që kanë përjashtuar Agron Shehajn. Lindita Nikollën e vuri Rama për balanca fetare”

  1. saliu qeros says:

    po kush e pjerdh kete Fejziun more aman..
    .
    ky qe kur beri librin per Enverin ka shkue per lesh se E beri enverin perendi te shqiptareve

    biles poe ti Duka i tha sakte sa je ti o fejzo enveri kishte hallatin
    .
    kur 1.7 miljon shqiptare kane pushtuar boten ky kokebolja akoma shet pordhe qe del ne vende egzotike

    ku eshte krye Uriah Hipi i mediave

  2. Zoni ijes says:

    E shikoni qe ka dhe vrases me pagese qe revoltohen
    SPAK po ndjek nje dosje per dosjen e gjygjtarit te vrare nr vlore thone qe ky gazetaruci eshte dore e pare
    Ta shikojmr dhe shpresojmr qe ky koke kari eshte dora vet

  3. FEVZIU KACURRELSI says:

    PASKA PJERDHUR EDHE FEVZIU
    NUK SHIKONE NJERI JE NGA JUGU APO VERIU JE KATOLIK APO MUSULMAN KETO I SHIKOJNE VETEM MENDJET E HOLLA TE NJEREZVE PRIMITIVE

    1. Ari says:

      absolutisht! Eshte merita dhe aftesite qe vendosin . dhe , jo je nga jugu, apo veriu dhe aq me pak, je musliman apo krishtere..
      Keto jane dokrra qe i fryjne dashakeqesit shqiptare.
      Ne keshtu na ka bere zoti: me disa relixhione, disa jane konvertuar, te tjere sot konvertohen vetem per nje arsye te theshte: sepse i huaji nuk i pranon (pranonte)sic ishin/jane. Ndaj dhe ndasite jane e fundit qe kalokulohet nder shqiptaret.

  4. ec aty says:

    Blend Koksyneti mos na caje trapin fort!

  5. Çfare flet???? says:

    Po ike more gomare prape Shqiprija me krahina dhe fe ?????… Po të jene njerze të mire të after dhe Jo hajduta dhe me mentalitet Evropjane …. dhe jo me mentalitet talibane Turqe osmane Arabe … Për mua nuk ka as nje problem se Jane nga jugu a po se çfare feje besone… Problem ështe se qeveritaret tane si nga jugu ne veri Jane hajduta dhe me mentalitet Turke talibane Arabe… Edi Rama për shemulle ështe bër më Turke se Sali Berisha dhe ilir Meta se keta të dy të fundit Jane pure myslimane hajduta vrase….. Politikanet Shqiptare per lek dhe për pushtet personale e ndryshone fen dhe komsine 2 her në dite … nje lloje si shumica e Shqiptarve se pse shumica e Shqiptarve e kane ndryshuare fen për mose me pague taksa për poste personal dhe per detyra në perdorine Otomane …

    1. Jam Vlleh nga Dropulli says:

      vetem ne vllehet nuk paguanim taksat ne kohen e osmaneve,dhe sa per mentalitet talibani gjakmarresi,,si djale i zgjuar qe je e kupton direkt kush krahine e kush fe ne shqiperi ka mentalitet talibani,nuk eshte nevoja ta them se e kupton vete .

  6. Molla dijes says:

    Më në fund Fevzo i mbaroi pushimet verore të shtrenjta nëpër botë, duke shiur pordhë! S’ka faj, me gjithë ato miliona të ardhura që ka në muaj. Që në 2006-2007 flitej që të ardhurat e tij mujore ishin të paktën 8milion lekë të vjetra në muaj. Tani mund ta ketë të paktën 3 fish, përderisa Sandri , bashkëaksioneri i Klanit është bërë miliarder! Normalisht Fevzo qan hallin e A.Shehajt, që thonë se edhe kur ishte deputet për herë të parë, ka paguar rreth 300 mijë € për tu bërë deputet, pra për të pasur emrin në listë, se në fakt andej nga LSI i kishin kërkuar 500mijë€, por nuk vajti atje, shkoi te PD. Kurseu 200mijë. Agron Shehaj nuk ka qënë koherent me deklarat e tij. Dikur për Bashën thoshte që bëri mirë që dolën nga parlamenti dhe lanë mandatet, kurse tani pas zgjedhjeve të 25 prillit tha të kundërtën. Sepse zgjedhjet i fitoi Rama (pavarësisht se me blerje votash). E duke i fituar Rama, call centrat e tij “të famshëm” mund të jenë nën presion nga xhambazët e Tatimeve ose të tjerë shërbëtorë të Ramës. E di vetë ai se përse.

  7. ?????? says:

    Partia e familjes sali kriminelit duher te shuhet komplet sa me shpejt se i vjen era. Bajge er hajdutesh

  8. Bamja says:

    Parate e call center të bejne të bertasesh Fevzo se nuk berter falas per njeri ti qerosi lekeve.

  9. Ada says:

    Ju qe ankoheni per te ardhurat mujore te Fevzos, i lumte pushka qe mer aq te ardhura, edhe ju mereni me te se, normal jeni mjaftu me nje rroge mujore edhe ankoheni se sju del. Po ti kishit ju ato te ardhura do benit me keq, shume me keq se eshte rraca dhe ambjenti i tille, ju bashke me te.

    1. biznesmeni says:

      Ada me te drejte na kujton te gjitheve ziliqare por nuk qendron keshtu e verteta. Te ishte nje punetor apo profesionist Fevziu hallall ja benim. Ai pasurine nuk e ka vene me rrogen qe i jep Frangaj, mos na bej kaq naive. Ai ka zhvatur prona, dyshohet se ka gisht ne vrasjen e gjykatesit te Vlores per ti marre pronat, ka bere sekserin e shume bizneseve sidomos ne kohen e Berishes. Ai qendronte ne paradhomen e Berishes bashke me beun e tij Frangaj dhe cdo biznesmen i paguante atyre gjoben qe te punonte ne qeverine e Berishes. Rama per fat te mire e hoqi kete turp dhe dialogon vete drejtperdrejte me bizneset e medha. Ti na thua qe i lumte Fevziut! Une jam nje biznesmen dhe doja edhe une te punoja ne kohen e Berishes, por tarifa e ketyre plehrave ishte zhvatese dhe turperuese. Kjo eshte e vertete moter dhe jo ato qe llomotit ti ne mbrojtje te nje hajduti qe i ka shtuar pronat e tij ne gjithe vendine.

  10. NAIMI says:

    cfare lesh balance fetare. shqipnine e ka pushtuar ortodoksia…

  11. NAIMI says:

    cfare lesh balance fetare. shqipnine e ka pushtuar ortodoksia…
    pak kena nga jugu. edhe shoferat gjithe andej duhet te jene, mira ja bejne miopeve te veriut e myslimaneve.

  12. Astrit says:

    Nuk eshte lajm qe ne PD nuk ka demokraci te brendeshme. Sa per ekuelibrat krahinor e fetar nje udheheqes i mençur i respekton ne te kunderten do korre frytet e pakenaqesise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje