Olsi Rama, drejtori i përgjithshëm i klubit të Partizanit ka rënë pre e disa sulmeve nga disa tifozë për mos kryerjen e duhur në merkaton e verës.
Por në dy ditët e fundit Partizani ka afruar elementë mjaf cilësorë ku spikat afrimi i Esat Malës, Albion Markut, e Dean Liços.
Së fundmi, Rama ka kryer dhe një nga goditjet më të bujshme në merkaton e kësaj vere. Afrimin e mesfushorit të kombëtares shqiptare Ergys Kaçe.
POSTIMI
ERGYS KAÇE VISHET I KUQ
✍️FK Partizani me kënaqësi njofton në ditën e fundit të merkatos arritjen e marrëveshjes me Ergys Kaçen. Mesfushori i spikatur i kombëtares kuqezi??, bashkohet me 16-të herë kampionët e Shqipërisë? pas eksperiencave të suksesshme në Superligën Greke.
Drejtuesit dhe 28 vjeçari kanë mbyllur pozitivisht marrëveshjen duke nënshkruar kontratën një vjeçare me opsion rinovimi edhe për sezonin pasardhës. PAOK, Anagennisi Epanomi, Panathinaikos, AEL, Viktoria Plzeň dhe Aris kanë qenë ekipet në të cilat Kaçe është aktivizuar duke dhuruar prezantime shumë pozitive. Në ekipin tonë përfaqësues?? mesfushori i njohur rregjistron 25 ndeshje duke realizuar edhe dy gola. Me fanelën e kuqe Kaçe do të provojë edhe eksperiencën e parë në kategorinë superiore.
#MirësevjennëfamiljenekuqeErgysKaçe?
#PërjetMeTyPartizan?