Asnjë gjuajtje në portë dhe gafa amatoreske nga portieri, Shqipëria U21 masakrohet nga çekët

6 Shtator 2021, 19:53Sport TEMA

Shqipëria U21 ka pësuar një disfatë 4-0 nga Çekia në transfertë, në kuadër të kualifikueseve të Euro 2021. Vendasit realizuan dy gola pas 13 minutash.

Ostrak dhe Fila “tundën rrejtën” në minutën e 6-të dhe 13-të, pas gafave të portierit Alia.  I 3-ti erdhi pas 30 minutash lojë nga Danek.

Në pjesën e dytë qetësohet disi loja, me kuqezinjtë që qëndrojnë mirë në prapavijë.

Gjithsesi, çekët do gjenin edhe golin e katërt me Sulc. Një statistikë që vlen të  përmendet është se Shqipëria nuk goditi asnjëherë në portë, sakaq kundërshtarët tanë bënë 15 goditje.

Formacionet:

Czech Republic U21: Kovar, Gabriel, Vitik, Donat, Fukala, Soli, Kaloc, Danek, Karabec, Ostrak, Fila

Albania U21: Alia, Mitaj, Selmani, Pellumbi, Ismajlgeci, Marku, Muçi, Çelhaka, Karrica, Lakti, Gjata

 

 

3 komente në “Asnjë gjuajtje në portë dhe gafa amatoreske nga portieri, Shqipëria U21 masakrohet nga çekët”

  1. gres says:

    cudi su edvin linda rama nuk pergezoi u21 e shqiperise per rezultatin

    1. ben says:

      gres-ja kishin lene stafeten Salihut tend kesaj rradhe meqenese eshte nga fundi i “karrieres” , para se te shkoje ne … burg

  2. luli says:

    alia cdo gje mund te behet ,por vetem portier nuk ka per tu bo kurre,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje