Marash Kumbulla ishte një nga dy lojtarët e kombëtares shqiptare që dolën në konferencë për shtyp këtë të hënë në vigjilie të sfidës ndaj San Marinos. Mbrojtësi i Romës foli për suksesin ndaj Hungarisë për rastin e humbur ndaj përfaqësueses maxhare si dhe për rivalët e kuqezinjëve në garën për vendin e dytë në grup.
“Jam shumë i lumtur që dje fituam dhe gjithë skuadra luajti mirë. Unë besoj që përveç dy rasteve që gabova, normale rezultati tregon që s’kemi luajti mirë ndaj Polonisë. Por, jam i lumtur për ndeshjen e djeshme.Rasti i humbur? Nuk kisha çfarë të mendoja. Shkova shpejt në mbrojtje. Humba një rast të rëndësishëm, por ndodh në futboll. Nuk ke çfarë të bësh. Siç e thashë më parë, isha pak pafat, ishte top i shpejtë. Nuk mund të flasim për gjërat që kanë kaluar, është e kotë”.
“Minutat? Shokët e skuadrës më ndihmojnë shumë. Nuk kam problem të luaj me asnjë. Asnjë lojtar nuk është titullar i padiskutueshëm. E rëndësishme është ekipi kombëtar. Kush luan do të japë 100 përqindëshin.Shanset për kualifikim? Dëshira jonë është të bëjmë më mirë, të shkojmë në play-off. Është e vështirë se janë ekipe të forta. Do të japim maksimumin në fushë, ishalla po shkojmë në play-off”.
“Kundërshtari direkt? Besoj se të dyja janë kundërshtar direkt si Polonia dhe Hungaria. Kanë rivalitet, por unë besoj se janë të dyja. Shpresoj që ishalla po bëjnë ndonjë gol, jo vetëm me San Marinon por edhe me tjerat”, përfundoi ai.
Kumbulla duhet te krenohet me ate levizje sepse eshte provuar ne mese 10 lojtre ,5 mbrojes dhe 5 sulmues ne te njejtin pozicion dhe te gjithe nuk kane arritur ta nxjerrin dot topin jashte dot ne vijen fatale!Ndaj krenohu oj Kumbull se bere ate qe nuk behej dot ne vijen fatale!Je kumbull tamam!Ti gabove me Polonine,ndoshta ishte dhe faji i Rea-s qe ne gracken e Polakeve duke i lene te nenkuptonte qe ata donin nje rezultat barazim!
Ndaj kujdes me SanMarinon se ç’fare s’bene vaki nje tentative per spastrim zone dhe autogol!Ti je aq i zoti o Kumbull.
Ai Fred Cako tek “rrethi katror” tha qe “Kumbulla do kete bere vaksinen” ndaj beri ate qe nuk behej dot!
Sportdashes
E ke goditur rende
Eshte i ri e me prespektive.
Mos te kesh merak se do ta pergatise me se miri Murinio,tek Roma