Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edy Reja, u shpreh pas fitores ndaj Hungarisë se skuadra duhet të jetë më e kthjellët në fushë, për të shfrytëzuar rastet që i krijohen. Ndërsa pati vlerësime dhe kritika njëkohësisht për Armando Brojën.
“Është talent i madh, duhet të jetë gjithmonë gati, duhet të ndryshojë pak sjelljen, duhet të piqet.
Shpresoj të luajë me klubin e tij në Angli, do të ishte shumë mirë, mbi të gjitha për të.
Atij i duhet eksperienca dhe do të vinte në Kombëtare me më shumë motivim”, tha Reja për Brojën.