Klaus Gjasula, mungesa e Rejës për sfidën ndaj San Marinos

6 Shtator 2021, 16:30Sport TEMA

Shqipëria mori një fitore shumë të rëndësishme ditën e djeshme, teksa në “Elbasan Arena” mposhti me rezultatin 1-0 një rival direkt për vendin e dytë, siç është Hungaria.

Një ndeshje shumë e mirë e kuqezinjve të drejtuar nga Reja, por as në këtë ndeshje nuk munguan kartonët.

Klaus Gjasula do të mungojë për ndeshjen e 8 shtatorit ndaj San Marinos. Mesfushori u ndëshkua me karton të verdhë ndaj Hungarisë, duke plotësuar kështu numrin e kartonëve dhe do të mungojë në sfidën e radhës.

Një mungesë që nuk pritet t’i hapë shumë probleme trajnerit Reja, duke parë nivelin e kundërshtarit përballë dhe faktit që për këtë ndeshje, rikthehen të pezulluarit e tjera.

 

 

1 komente në “Klaus Gjasula, mungesa e Rejës për sfidën ndaj San Marinos”

  1. Undefined says:

    Te dhjefsha Gjasulen….kush eshte ky Gjasula…..Mesi……po luni kunder San Marinos….edhe me lojtare Lagjesh mund te luash kunder San Marinos….prandaj mjaft me “qyrravitje”…..a thua se Gjasula ka ‘ra nga Qielli” dhe eshte i pazevendesueshem…..traplliqe shqiptare….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje