“Broja është Diego Costa 2.0”

6 Shtator 2021, 21:00Sport TEMA

Edhe pse Chelsea bleu Romelu Lukakun dhe për këtë arsye e la edhe një vit tjetër huazim Armando Brojën, tifozët e “Bluve” të Londrës kanë shumë shpresa te sulmuesi shqiptar.

Pasi zhvilloi një sezon shumë të mirë me Vitesse në Holandë, duke shënuar 11 gola, drejtuesit e klubit anglez e huazuan sërish, kësaj radhe në Premier League, te Southampton.

Por, tifozët e Chelsea, duke marrë shkas edhe nga goli i djeshëm i Brojës që i dha fitoren Shqipërisë ndaj Hungarisë, kanë nisur ta quajnë “Diego Costa 2.0”.

“Është Diego Costa 2.0. Përfundimisht është e njëjta prerje”, shkruan një tifoz në Twitter. Një tjetër shton: “Broja do të jetë shumë i veçantë për Chelsea-n. Ai do të jetë një emër i madh për klubin një ditë. Do të dojë kohë, por është e pashmangshme”.

2 komente në ““Broja është Diego Costa 2.0””

  1. betixho says:

    Tashme Broja dhe Cikalleshi nuk duhen hequr nga sulmi,por,edhe Manaj dhe Barjami duhet detyrimisht te luajne pas tyre.

  2. Plazhi says:

    Balaj abrashi trashi Jane kot vetem prishin pune

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje