Revoltohet Kadilli: Kemi një lider të vjetër që nuk pranon të largohet, PD nuk e bëri as Berisha as Basha

7 Shtator 2021, 13:03Politika TEMA

Ish-kandidati për kreun e PD Fatbardh Kadilli, i pyetur se nëse se ka njerëz që mund të punojnë për riorganizimin e PD, është shprehur se Partia Demokratike nuk e ka kryer misionin e saj.

I revoltuar, Kadilli theksoi se PD nuk e ka formuar as Berisha dhe as Lulzim Basha, duke hedhur poshtë këto të fundit.

“Unë mendoj që PD nuk e ka kryer misionin. Një forcë politike ka krizat e saj. Kemi një lidër të vjetër që nuk pranon të ikë.Cdo demokrat ka përgjegjësitë e tij, unë i ftova për të hequr monopolin e krytarit. Unë nuk kam besuar se po mos kishim Berishën, apo Bashën, s’do kishim PD. Unë sfidoj monopolin e kryetarit. Ka shumë demokratë që mendojnë kështu. Ka plot demokratë që që presin ndryshimin”, ka deklaruar Kadili në studion e abc news.

2 komente në “Revoltohet Kadilli: Kemi një lider të vjetër që nuk pranon të largohet, PD nuk e bëri as Berisha as Basha”

  1. Xhaferri says:

    Ky Kadilli e ka humb simiten. Ky ke duket si ai qe qellon ne hatlla.

  2. vezhguesi says:

    Sakte, PD-ne nuk e beri as Berisha e as Basha.
    Ate e beri Ramiz Alia me Sigurimin e shtetit komunist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje