Ariani mbron Berishën: Kush po pyet për SHBA-në, presidenti Berisha as ka vrarë e as ka vjedhur. Kemi ende punë për të fituar ndaj komunizmit

7 Shtator 2021, 11:04Politika TEMA

Që prej shpalljes “non grata” nga SHBA, Sali Berishës i kanë dalë zot publikisht për ta mbrojtur vetëm dy persona: Tritan Shehu dhe Arian Starova.

I pari nuk dihet nëse e mbron seriozisht, apo tallet, por i dyti duket i sinqertë në budallallëkun e vet.

Sot p.sh, ka bërë një shkrim në portalin e familjes Berisha, ku ndër të tjera thotë se Shqipëria është një vend sovran dhe nuk pyet SHBA-në se çfarë do të bëjë.

Sipas tij, Berisha, të cilin e quan president, as ka vrarë e as ka vjedhur, ndërsa më tej vijon duke thënë se kanë ende punë për të luftuar komunizmin në SHBA e Shqipëri.

Tani duhet të jetë shumë dëshpëruese për Berishën, që në këto ditë të vështira të kesh në krah veç Arianin dhe Tritanin.

Imagjinoni çfarë drame mund të jetë për të, të përfundojë që ta mbrojë veç Ariani me Tritanin.

Shkrimi i Arianit:

Le t’i themi përsëri disa të vërteta mbi presidentin Berisha në një kohe kur po na bëhet diçka “e modës” që të hedhin “baltë” mbi figurën e tij publike.

Mesa duket, ai u ende u “prishka punë” edhe kundërshtarëve politikë, por edhe ca “eunukëve politikë” të opozitës.

1- Askush nuk ka të drejtë të cilësojë dikë si të padëshirueshëm duke mos treguar fakte. Aq më shumë që këta “fakte” janë 9 vjet të vjetër, qysh kur PD u largua prej qeverisjes në vitin 2013. As Departamenti i Shtetit.

Përndryshe, do të duhet të pranojmë logjikën autoritariste sipas së cilës diçka qenka e drejtë “për arsye shtetërore” që publiku nuk u dashka t’i dijë!!!

2- Të “ashtuquajturat veprime penguese, apo minuese për demokracinë” të presidentit Berisha janë përgjithësisht gjëra që lidhen me mënyrën e tij të të drejtuarit dhe temperamentin e tij, por kurrsesi me shkeljen e parimeve demokratike.

Kurse të gjitha akuzat e tjera të liga dhe të paguara që e akuzojnë për vrasës janë sa të pavërteta, aq edhe qesharake dhe të neveritshme.

3- Çdo shtet ka të drejtën e vet sovrane për të dhënë cilësime morale si në rastin e Presidentit Berisha nga Departamenti i Shtetit. Megjithatë, edhe Shqipëria duhet të veprojë si shtet sovran i detyruar të respektojë drejtësinë e tij ligjore.

Madje, vetë ShBA është përpjekur tashmë prej shume vjetëve për ta ndihmuar Shqipërinë për të pasur një sistem drejtësie të paanshëm dhe të pavarur. Prandaj, presidenti Berisha nuk mund të mos hyjë në Kuvendin e ri vetëm sepse qenka i cilësuar si “i padëshirueshëm për të marrë vize hyrjeje” për në Sh.B.A.

4- Partia Demokratike nuk mund të mos e mbrojë dhe respektojë presidentin Berisha. Ai është njeriu që ka zënë vendin e tij të merituar si në historinë e asaj partie, ashtu edhe në historinë e Shqipërisë paskomuniste. Çdo diskutim tjetër i motivuar nga “nevoja” për të hequr Berishën që t’i hapet rruga Bashës është vetëm i padrejtë dhe i turpshëm.

Le të mos harrojnë diçka: Nëse themi thuajse njëzëri të gjithë se diktatura komuniste shqiptare ishte me e egra në Lindjen komuniste, atëherë duhet të pranojmë se edhe dalja prej saj do të jetë më e vështira.

Sot Shqipërisë i duhet të luftojë jo një komunizëm ideologjik, por komunizmin klanor të përfaqësuar nga njerëzit e afërt të klanit qeverisës të kohës së komunizmit, të cilët në vend të “ndërtimit të socializmit” kanë zgjedhur pasurimin e tyre të pakufi me synimin e përjetësimit të sundimit të tyre politik.

5- Detyra e vetme politike e opozitës së sotme është shpëtimi i Shqipërisë nga qeverisja klanore e tejkorruptuar dhe kreu i saj narcist i tejmbushur deri në derdhje edhe me veten e vet …

24 komente në “Ariani mbron Berishën: Kush po pyet për SHBA-në, presidenti Berisha as ka vrarë e as ka vjedhur. Kemi ende punë për të fituar ndaj komunizmit”

  1. Tomas Willson says:

    Po ky Arian Starova, qe flet per komunizimin… nga na doli antikomunist, kur babai i tij ka qene oficer i atij regjimi dhe ky i ka sherbyer me aq devotshmeri asaj kohe si i jati…..e tmerrshme….c’u mbetet atyre qe vuajten vertete nga ai regjim…..kur keta nuk lene radhe….

    1. 21 Janari says:

      Cilin Komunizëm do te dermoni Arjan !!!
      Babain tënd , njeriun zoteri qe e kam njohur nga afër
      Avni Starova, apo komunistin kryekriminel
      Sali Bisha Berisha.!!!
      A je ne rregull nga trutë e kokës Arjan Starova !!!

  2. klemi says:

    Ketij mender ish ministri me sa duket i ka ikur bleta dhe eshte veshtire ta mbledhe.

  3. Poli says:

    Titull desinformues….normalisht po te isha une ju kisha hedhur ne gjyq…..ka thene ate qe mendon….Ariani nuk vendoset ne rresht …eshte nga re vetmit qe jeton ne apartament te kohes se xhaxhit e jeton me mesimdhenie e pekthime por ju doni hajdute e kriminele….respekt Starova…ndonese nuk jam dakort me mbrortjen ndaj Berishes sepse demton veten…duhet te jesh junder si gjithe sahanlepiresit

  4. uskania says:

    Ky ne kete shkrim nenkupton tradhetine e Bashes.

  5. 19 says:

    Gjynaf i shkreti por mosha beka te veten .lereni te vdesi me budallallikun e vet .se kta jane aq idjote sa bien ne dashuri me inorancen e vet .ka shume si ky ne shqiperi.

  6. mona says:

    Ketij trapi i ka ikur bleta dhe petlla.

  7. Lida says:

    Arian Starova i biri i oficerit komunist, edhe vete ish komunist, ka bere stazhin e partise ne uzinen e pètezimeve te kombinatit metalurgjik ne vitin 1989.
    Normale si dy ish komuniste do ta mbroje Berishen.Perse çuditeni ????

  8. k says:

    Shqipëria është vendi i vetëm Ku ka ekzistuar koncepti i “spiunit vullnetar” !!!!!!

  9. Texas says:

    Kur Starova thote qe Berisha as ka vrare e as ka prere , ketu Berisha ka faj .P.sh : Berisha vjasjet duhet ti bente ndryshe nga te gjithe vrasesit tradicional ne te gjithe boten .Para.cdo vrasje Berisha duhet te shperndante ftesa si ato te dasmave por per vrasje .Te shenante emrin e atije qe do vritej , oren e sakte , sa te ftuar per qef te ishin prezent dhe ne rastin e merakut qe ka Starova te percaktohej dhe vendi , te pragu shtepise se staroves .Orkestra do ishte kjo ; Ne thike vete Barisha , helmi nga Tritan Shehu , ne dinamit Shaban Memia , ne vare Flamur Noka , ne share per prerje kockash Alibeja , ne hapie varri Like Floriri dhe fjalimin e lamtumires Lulzime Basha . Mend per vrasje te tjera

  10. Neri says:

    O Arian o kapedan dhe te ha dhe sta mban.Si njeri i ditur qe hiqesh duhet te kishe folur 2 vjet e ca me pare kur u aprovua ligji i dikrimalizimit qe e specifikon kete raste.Apo themi andej nga anet tona:ky vendim eshte per fshatin jo per shtepine time.Jeni figira puplike dhe nuk u ka hije te jepni keto mendime.Si nuk paska vra Saliu meqe e quan akoma presidente.Kaq shpejt e harrove 1997.Edi Rama mbajti pergjegjsi se dy vajzave ne Kavaje e gjenden morra ne koke apo percfardo vjedhje ordinere qe ndodhin kurse Saliu qenka i paster per 97.

  11. Agron says:

    Para vitit 1990 ky tipi na jepte lëndën e marksizëm leninizmit në Fakultetin e Gjeologjisë.

  12. Salihi killer i UDB says:

    Lus Zotin qe tju mbushin koken me plumba ketyre barbareve berishovic qe veshi mijra nena Shqipetare me te zeza duke shperndare kallashnikove qe cdo dite po vriten njerez..

  13. Elbasani says:

    Ky esht rezultati i lobingjeve serbo serbe do te thot ramoviq dhe vuqiqi kan dhan shum pare qe ta zhdukun shqiptarizmin mjer shqipria ne kan ka mbet me udheq edvin pisi ramoviqi qe po prkrah luft ne ballkan e pam ne mal te zi prandaj kosova i urren tadhtart e mutit qe shiten te kulturiar po ku ka kultur kristaq ramoviq qe u katrrith ne anije me ik ne itali po kush muti u ba me i shit mend kosoves nj gabel prandaj duhet ti uroj shndet salih berishes rrnodt salih berisha posht qetnik edhe mini qetniku vuqi ramoviqi

  14. Beni says:

    Thjesht debil. Asgjë më shumë apo më pak.

  15. n says:

    Ariani ka qene mesues fantastik. Edhe sot pas 40 vjetesh i mbaj mend to qe spjegonte. Ishte me fat ai qe bente mesim me te. Dhe lenda nuk ishte as marksizem as leninizem.

  16. iksi says:

    Edhe ke qen minister i jashtem ! Prandaj jemi Somali me keto kuadro qe kemi patur , si ecet para ? Po mire more mjeran ish minister , kur ti je kaq i zgjuar dhe kaq rrot , pse i lodh kot ata te P.D se me Lulin ne krye , pse nuk e ke marr situaten ne dor ti e te fitoshe zgjedhjet e ta çoshe ne pushtet P.D ne qe po mbron Berishen qe te ka çu ambasador e po shan Lulin . Vetem Starova na e ditka qe paska nje komunizem te forte ne Amerik qe i paska ardh hakut ketij . Ne piken nje tenden thua : Ende u prishka pune Berisha sot qe nuk ka asnje funksion . Po mire more rrot po edhe krimineli kur del ne gjyq per tu denuar , nuk i prish kurkuj pune se ne burg eshte por duhet denu per ça ka ba more rrot . Po vet u be 97 ta 98 ta , Gerdeci , 21 Janari , shitja e detit , vrasjet e Tropojes dhe ne gjithe Shqiperine , po pasuria e popullit e ndermarrjeve , kooperàtivave , fermave , ushtrise ku shkuan , ku jane leket e ketyre . Edhe ty te dhimbset Berisha se te ka bere minister te jashtem dhe te ka dhene biznes dhe para e te ka bere rahat ty se per ty po merakòsena , edhe ty do te vije radha . Ti ne piken 3 mos qofsha gabim po kritikon edhe Ameriken bashk me Berishen se po thua mire ne qoftese Berisha paska vjedhur , vrare djeg e shkatrru Shqiperine ju bashke me Berishen keni qene , d.m.th duhet te mbani pergjegjsi edhe ju qe e keni lene me vepru ashtu , pra kete ti e din mire kete pune , Ketu ke te drejte ketu te shterngoj doren . Po ti çfare bere kur ishe minister i jashtem , po tashti çfare e sygjeron Ameriken dhe drejtesine shqiptare te flej gjum ?

  17. Adrian says:

    Elbasaini<meso shqip njehere qe ta marrim vesh cfare do te thuash me komentin tend prej katunari te Kosoves

  18. Eduard says:

    Ky Starova eshte kelysh komunist njesoj si Sali Maloku

  19. Sul Korriku says:

    Arian Starpva ? Ky duket si pacientet qe sapo jane zgjuar pas 10 vjetesh ne coma.

  20. Nik says:

    Sa per vrasje perveç 97 ka dhe te tjera. Vrasja dhe zhukja e kufomes se te ndjerit Rezmi Hoxha eshte krim shteteror. Ne ate kohe Berisha si president ishte ne dijeni te plote te krimit. Ai mori pjese ne fshehjen e krimit dhe mbrojtjen e njerezve te SHIK-ut qe ishin direkt pergjegjes per krimin. Kur ishte kryeminister disa prej tyre i ngriti ne detyra te larta shteterore si Sefgjinin qe nuk e shkarkoi nga detyra as kur ky ishte ne ndjekje penale per rastin Remzi Hoxha dhe me von emeroi ne krye te Hipitekave vete Gazideden, shefin famekeq te SHIK-ut dhe autorin shteteror pergjegjes per rastin Remzi Hoxha! Vrasjet ne bulevard i ka pranuar publikisht.
    Korrupsioni i Berishes eshte i pafundem, nisur nga korrupsioni me familjaret e tij, femijet dhe dhenderin Malltezi te cilat jane bere publike dhe korrupsioni me pasurite shteterore. Mjaft te kujtojme te pakten disa prej tyre si krimin e Gerdecit, “privatizimin” mafioz te deshtuar te ARMO-s, CEZ-it, Rruges se Kombit, konçesionin absurd “Rraspikan” me kontenieret, etj, etj.
    Ne nje shtet ligjor keto krime duhen gjykuar dhe ketu eshte pergjegjesia e organeve te reja te drejtesise qe rrogat ua çuan ne qiell por ato vazhdone te bejne gjume ariu.
    Arjan Starova e ka futur koken ne zullumet e Berishes dhe ndjehet mire atje, prandaj e mbron!

  21. Cuni i Vuk Karaxhicit nga Vicidoli says:

    Ore idjot , po Berisha e ka thene dhjetra here qe , do kisha vrare edhe me shume me 21 janar, bile isha me pushke snajperi ne dore , per te vrare kryetarin e opozites ! Nuk po permend vargun e gjate te vrasjeve qe ka bere , se do shume kohe . Kaq idjot i verber te jesh ?!

  22. AI says:

    Eduard cke me komunistet o taleban….kape nai lek sot….me komun8stet kishte Cecua bicak

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje